LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i vitit në Serie A

Lojtari i vitit në Serie A

Sezoni 2008/2009 në Serie A përfundoi, ndërsa Interi u shpall sërish kampion. Listës së lojtarëve më të mirë të sezonit u prin sulmuesi zikaltër, Zlatan Ibrahimovic.

Ibracadabra ishte njeriu kryesor i Nerazzurëve, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të radhës. Veç tjerash, Ibra është edhe golashënuesi më i mirë në Kampionatin italian këtë sezon me 25 gola.

Një tjetër lojtar i Interit që është konkurrent për t’u shpallur lojtar i sezonit në Serie A, është Maicon. Mbrojtësi brazilian konsiderohet njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij- mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa pas Ibrahimovicit, ishte pikërisht Maicon lojtari më i rëndësishëm i Interit.

Ndoshta Juventusi nuk luajti siç pritej këtë sezon, mirëpo qendërmbrojtësi italian Giorgio Chiellini, bëri paraqitje shumë të mira me Zonjën e Vjetër, duke ia siguruar vetes një vend në listën e të nominuarve për lojtarin e sezonit në Ligën elite italiane.


I rikthyeri te Genoa, Diego Milito, ishte më meritori për suksesin e sivjetmë të skuadrës gjenovase, e cila siguroi pozitën e pestë ne tabelë. Milito ishte po ashtu njëri nga golashënuesit më të mirë të sezonit me vetëm një gol më pak se Ibrahimovic.

Sido që të jetë, lojtari që u shpall sezonin e kaluar më i miri në Serie A, duhet të shpallet edhe këtë sezon. Derisa sezonin tjetër pati konkurrent të fortë Alessandro Del Pieron, këtë sezon, Zlatan Ibrahimovic është një hap përpara tjerëve.