Gjatë pritjes ceremoniale në nder të futbollistëve të PSG-së, të cilët fituan titullin e tyre të parë të kampionit evropian, ndodhi një situatë interesante që tërhoqi vëmendjen e publikut. 

Konkretisht, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron po mbante një fjalim, gruaja e tij Brigitte Macron ishte në qendër të vëmendjes të lojtarëve të PSG-së. 


Reagimet e tyre, të cilat përfshinin shikime dhe buzëqeshje të habitura, u kapën në kamera dhe u përhapën shpejt në mediat sociale. 

Achraf Hakimi, Lucas Hernandez dhe Fabio Ruiz ishin aty, të gjithë ndoshta të lidhur me videon e fundit që tregon zonjën e parë të Francës duke "goditur" burrin e saj në aeroport. 

"Ju jeni kampionë, falë jush Parisi është tani në krye të Evropës. Ishit 11 prej jush në fushë, por padyshim që kishit mbështetjen e lojtarit të 12-të, dhe ai ishte e gjithë Franca, e cila ju mbështeti, pavarësisht rivaliteteve tradicionale", deklaroi Macron para futbollistëve të PSG-së në një fjalim ceremonial. 

Kujtojmë se PSG mposhti Interin me rezultat 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih të shtunën dhe kështu arriti titullin e parë evropian. /Telegrafi/  

telegrafi sport app