Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vizitoi dhomën e zhveshjes së skuadrës së tij për të filluar festimet për fitoren e titullit të La Ligës.

Pas fitores 2-0 ndaj Espanyol, presidenti dhe zëvendëspresidenti, Rafa Yuste, vizituan dhomën e zhveshjes për të përgëzuar lojtarët.


Ata gjithashtu nuk mundën t’i rezistonin vetes pa festuar me lojtarët, të cilët po argëtoheshin shumë.

Laporta mund të shihej duke u çmendur dhe duke kërcyer si i tërbuar me lojtarët, ndërsa këta të fundit filluan të brohorisnin ‘Campeon, Ole ole’ me gjithë zërin e tyre.

Presidentit i pëlqen të argëtohet me lojtarët e tij dhe vazhdon të dëshmojë veten si një Culer i vërtetë me veprimet e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app