LAJMI I FUNDIT:

Loja “Kush o ma i çarti” në gusht shpërblen konsumatorët e Red Rain për kreativitet

Loja “Kush o ma i çarti”  në gusht shpërblen konsumatorët e Red Rain për kreativitet

Erdhi përfundimi i lojës shpërblyese “Kush o ma i çarti” për muajin gusht. Ashtu si dy muajt e kaluar edhe këtë muaj kishte shumë shpërblime për konsumatorët e pijës RedRain.

Për muajin Gusht u shpërblyen17 konsumatorë me dhurata nga RedRain.

Kujtim Fejzullahu, Emin Bejta, Azem Azemi janë fituesit me nga 50 euro.

Me 100 euro para të gatshme, është shpërblyer fituesja Albert B Jashari dhe me 200 euro është shpërblyer Teuta Shabani.

Fituesit e iPad të lojës “Kush o ma i çarti” janë Lavdim Fejzullahu dhe Astrit Maksuti.

Televizori ka qenë dhuratë e radhës, ku fitues janë: Hajrije Berisha, Rilind Rashiti, Vahide Jashari, Ymri Thaqi.

Duke vazhduar me laptop, fituesit e këtij muaji janë:Arjan Halili, Dashnor S Berisha, Florenta Beli, Durim Veledi.

Ndërsa premiera kryesore e kësaj loje shpërblyese ka qenë pushime verore në Turqi ku fitues janë Qendrim Trena dhe Xhema Aliu.

Për ta tërhequr shpërblimin, fituesit janë të obliguar të marrin me vete dokumentet personale të identifikimit.

Loja “Kush o ma i çarti” do të përfundojë me 30 Shtator, 2016.

“Jemi të lumtur që kishim rastin të shpërblejmë konsumatorët tanë përmes kësaj loje shpërblyese, falënderojmë të gjithë që u bënë pjesë e #VeraRedRain me kreativitetin e tyre”, kanë thënë përfaqësuesit nga kompania prodhuese e pijes energjike RedRain.