LAJMI I FUNDIT:

Lodra për fëmijë, kreativiteti ndryshe i zdrukthëtarit Agron Krasniqi (Video)

Lodra për fëmijë, kreativiteti ndryshe i zdrukthëtarit Agron Krasniqi (Video)

Të kesh prirje artisti, do të thotë të përdorësh çdo lloj materiali që posedon, për të krijuar imazhe  të veçanta e të bukura.

Kështu ka ndodhur edhe me zdrukthëtarin Agron Krasniqi, nga qyteti i Drenasit.  Zanatin e tij e ka personalizuar duke krijuar disa punime unike në formë të lodrave për fëmijë.


Ai ka thënë se këtë zanat e kanë përcjellë gjeneratë pas gjenerate, për 60 vite më radhë.

“Historiku i familjes sonë në zanatin e zdrukthëtarisë ka traditë 60 vjeçare. Jemi gjenerata e katërt që punojmë drurin. Në fillim e kanë punuar zanatin me mjete bujqësore, pastaj me kalimin e kohës kanë ndryshuar kërkesat e tregut dhe kemi filluar me lodra druri. Traditën familjare ka qenë vështirë të mbrojmë, sepse duhet përcjellë tregun. Pavarësisht dëshirës për të punuar, kjo është edhe një çështje biznesi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, zdrukthëtari Agron Krasniqi.

Në këtë punishte, ai kalon kohën më të madhe të tij.

Për dallim prej kolegëve të tij zdrukthëtar Agron Krasniqi, me anë të detajeve e ka kthyer zejen në art.

Shtëpi, vetura e kafshë nga druri, janë vetëm disa krijimet e tij, të cilat janë të punuara me mjeshtri deri në detajin e fundit, duke prezantuar kështu forma të veçanta, dedikuar fëmijëve.

“Kryesisht punojmë lodra të vogla druri për fëmijët. Këto lodra mbi të gjitha janë ekologjike”, shtoi më tej Agron Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Përcjellë gjeneratë pas gjenerate, këtë zanat tashmë e praktikon edhe Endrit Krasniqi, më i riu i familjes. Ai ka thënë se këtë punë e bën me shumë dëshirë.

“Jam gjenerata e pestë e kësaj familje që merrem me përpunimin e drurit. Kur kam kohë të lirë vij këtu dhe punoj me pasion. Jam edhe në fakultet të dizajnit dhe kjo më ndihmojnë shumë në këtë punë”, thotë Endriti.

Në këtë punishte gjenden me qindra lloje të lodrave, të cilat sipas Agron Krasniqit, punohen në bazë të kërkesave të shumta që kanë klientët./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori