LAJMI I FUNDIT:

Loci: Vetëm dy raste nga Peja me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

Loci: Vetëm dy raste nga Peja me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Pejës ditëve të fundit është rritur.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë për RTV Dukagjinin se janë të shqetësuar për numrin shumë të lartë të vatrave në krahasim me valën e parë të përhapjes së coronavirusit.

“Më parë kishim numër më të madh të infektuarve por vatrat ishin më të pakta dhe kjo për ne paraqet një sfidë të re pasi tani përhapja më e madhe dhe më e shpejtë në zona urbane është e mundshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Loci ka thënë se dy persona nga kjo komunë janë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe kanë kaluar një periudhë të vështirë me COVID-19.

“Momentalisht janë në gjendje stabile dhe duke u rikuperuar. Dashtë Zoti së shpejti të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ta vazhdojnë vetizolimin e të shërohen”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se gjithë pacientët tjera nga kjo komunë janë në trajtim shtëpiak dhe disa prej tyre kanë simptoma sporadike por pjesa dërmuese kanë gjendje të mirë shëndetësore.

Loci thotë se gjatë ditëve të fundit është bërë një punë intensive në testimin e kontakteve të dyshuara.

Në Pejë numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 44, raste këto që janë shënuar nga 1 qershori pasi më parë të gjitha rastet ishin shëruar.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Pejë ka shkuar në 118 derisa dy prej tyre kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori