"Loca", kënga më e re nga Kidda

Si shumë nga artistët e tjerë shqiptarë, edhe reperi i njohur Kidda ka realizuar një videoklip në karantinë.
Fjala është për klipin e këngës së tij të re të titulluar “Loca”, të cilin e ka kompletuar mjaft mirë nga ana vizuale.
Përveç fansave të tij, në klip shfaqet edhe prezantuesi Alaudin Hamiti dhe reperi Don Phenom.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Marconi Music.

Ndërkohë, videon tashmë e gjeni të publikuar në kanalin zyrtar të reperit në platformën YouTube.
Kidda përndryshe është vetë-izoluar në shtëpinë e tij në Suedi, ndërsa nuk po ndalet as këtë kohë pandemie globale. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































