Drejtori i Departamentit , për Diasporën në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës Jahja Lluka ka thënë se KQZ edhe këtë radhë ka dështuar me ose pa qëllim ne ofrimin e mundësisë së votimit të lehtë dhe pa shumë procedura burokratike për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Sipas KQZ-së, vetëm një numër i vogël i aplikacioneve në krahasim me numrin e madh të të qytetarëve të interesuar të votojnë nga diaspora kanë ardhur deri më tani në KQZ.
“Vota e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë është shumë e rëndësishme për lidhjen mes gjeneratës së re me Kosovën. Pastaj angazhimin në jetën politike e zhvillimore të qytetarëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme, por edhe njohja e tyre me problemet e ndryshme politike, sociale e zhvillimore të Kosovës”, thotë Lluka.
Sipas tij, politikanët kosovarë, partitë politike por edhe qytetarët e Kosovës, për çdo ditë proklamojnë interesin e tyre për diasporën, bëjnë thirrje për investime, por një pjesë e tyre duket e pa interesuar që t’ju ofroj edhe mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
“Qytetar të shumtë nga vende të ndryshme të botës e kanë pasur të pamundur dy ditët e fundit t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në emailat zyrtar të ofruar nga KQZ. Sipas përgjigjeve automatike nga emailat e ofruar nga KQZ, ata janë stërngarkuar, e si pasojë nuk pranojnë më shumë emaila nga të interesuarit”, tha Lluka.
Lluka thotë se kjo tregon se administrata e KQZ-së, nuk është përditësuar duke proceduar e-mailat e ardhur nga diaspora. Kjo ka pamundësuar dërgimin e aplikacioneve të reja në KQZ. Duke pasur parasysh edhe afatin e shkurtër për aplikim, mungesën e organizimit të votimit në diaspor, e tani edhe ky problem krijon një sfidë të madhe për diasporën tonë.
Sipas Llukës pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje garantohet me ligj, prandaj pamundësimi për të aplikuar/ votuar përbën shkelje ligjore.
“Me këtë neglizhim të qëllimshëm ose jo, diasporës po i pamundësohet e drejta e votës. KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante duhet që urgjentisht të zgjidh problemet e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike ose formave tjera deri më sot. Si dhe të lehtësohet procesi i votimit nga jashtë duke e shikuar edhe mundësinë e zgjatjes së afatit kohor për aplikim por edhe mundësit e alternativave tjera. Votimi i diasporës është tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë në diasporë por edhe për vet Republikën tonë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë