Deri në fund të këtij viti pritet të gërmohet 10 lokacione të dyshuara për varreza me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Ndërsa, në takimin që ka pasur sot Komisioni qeveritar për personat e zhdukur, është marrë vendim që të ndahen 28 mijë euro për shoqatat e familjeve të personave të pagjetur.
Kryetari i Komisionit për personat e pagjetur, Prenk Gjetaj në një konferencë për media ka treguar për gjurmimet dhe rezultatet që kanë pasur ditëve të fundit.
“Aktivitete vlerësuese janë vazhdu në kuptimin e gërmimit vlerësues, në Izbicë javën e kaluar prej të hënës deri të premten, dhe dje e pardje këto dy ditë, janë zhvillu në Majanc të komunës së Podujevës dhe nuk ka pasur gjetje. Sot aktivitet vlerësues vazhdohet edhe në Polac. Do të thotë është një dinamikë e gërmimeve vlerësuese, sepse pak a shumë jemi me vonesë dhe pritet ndryshimi i kushteve atmosferike që mund të jetë edhe pengesë. Do të thotë me një dinamikë do të vazhdohet rreth këtyre realizimeve të këtyre urdhëresave të cilat janë siguru nga ana kompetente”, tha Gjetaj.
Nga takimi i fundit që patën në Beograd, Gjetaj ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes palës serbe dhe Kosovës në lidhje me pranim-dorëzimin e mbetjeve mortore të identifikuara.
Shoqatat e familjeve të personave të pagjetur do të përkrahen dhe ndihmohen me një shumë nga 28 mijë euro.
“Sot u morr vendimi për ndihmën, përkrahjen sipas vendimit të kryeministrit për t’i përkrahë shoqatat e familjeve. Sepse në një takim që është organizuar në ‘Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve’, kryeministri ka marrë vendim për t’i përkrahur me një shumë financiare prej 28 mijë euro dhe ne i kemi përcaktu kriteret, kemi njoftu shoqatat, kemi prit me i siguru dokumentacionet dhe që nga nesër do të filloj përcjellja e mjeteve financiare dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me analizimin e fakteve në lidhje me personat e zhdukur”, tha Gjetaj.
Ndërsa, këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka tha se me 5 nëntor do të jenë në Hagë, ku të gjitha komisionet rajonale do të nënshkruajnë së bashku një plan operacional për të cilën do të jetë edhe një ndihmesë shumë e madhe, për të ndriçuar fatin e personave të pagjetur.
“Ky plan operacional është dashur të nënshkruhet në Samitin e Londrës, mirëpo për shkak se Kroacia s’ka qenë shumë e disponuar për me nënshkru tani më është arrit marrëveshje dhe besoj që kjo do të jetë edhe një përparësi për punën e komisionit edhe bashkëpunimit me komisionet rajonale. Ne s’kemi ndonjë problem me rajonet tjera, kemi drejtpërdrejtë me Serbinë, se ajo është adresa e njerëzve tonë të humbur”, u shpreh Lluka.
Lluka ka njoftuar se ditëve në vijim do të punojnë me një dinamikë më të madhe, duke pasur parasysh ngecjet që i kanë pasur.
Ai theksoi se deri në fundvit do të gërmohen 10 lokacione, duke synuar kështu që çdo familje të ketë një informacion për familjarët e tyre.
Tutje ka shtuar se çdo zhdukje e personave ka qenë plan i Serbisë, edhe për këtë ai tha se kjo e fundit dëshiron ta fsheh krimin.
“Serbia nuk të jep shumë lehtë informacione, unë po ju them është nënshkruar një deklaratë në Samitin e Londrës, ku e ka nënshkru edhe kryeministrja e Serbisë, për zbardhjen e personave të zhdukur, ndërsa praktikë nuk funksionon…”, tha Lluka.
Ai tha se nuk janë të kënaqur me punën e dy delegacioneve për të zhdukurit atij të Kosovës dhe Serbisë sepse deri më tash nuk kanë prodhuar rezultate.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës