LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit, do ta vendosim në qelitë që i ka ndërtuar vetë ai

Lloga: Kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit, do ta vendosim në qelitë që i ka ndërtuar vetë ai

Ministri i ri i Drejtësisë Krenar Lloga, tha se po përgatitet dokument i ri për ekstradimin e ish-kryeministrit të RMV-së Nikolla Grueski nga Hungaria.

Në TV21 ai deklaroi se dokumenti i ri lidhet me 9 raste të tjera, ndërsa në arsyetim do të shkruhet se dënimin do ta vuajë në qelitë e Hagës, të cilat i plotësojnë kushtet, pasi ka marrë azil me arsyetimin se Maqedonia nuk ka kushte të mira për atë kategori të të dënuarve.


“Gruevizmi nuk do të shpëtojë nga Maqedonia e Veriut derisa ky njeri dhe njerëzit rreth tij dhe ai shpirt të marrin dënimin e merituar. Aktualisht po përgatisim një shkresë ku kërkojmë ekstradimin e tij për 9 krime të tjera, për të cilat ai akuzohet dhe ka një urdhër ndërkombëtar”.

“Në këtë shkresë kam dhënë sugjerim të shkruhet se Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet për kategorinë e një personi si Gruevski, sepse i njëjti Gruevski ka ndërtuar qeli në paraburgime dhe në burgje, të ashtuquajturat qeli të Hagës, të cilat i plotësojnë të gjitha standardet dhe besoj se me këto prova i plotësojmë standardet për trajtimin e tij si i burgosur special dhe mendoj se duhet të ekstradohet nga Hungaria”, tha ministri Lloga./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori