LAJMI I FUNDIT:

Llatas në PSP për evazion fiskal

Llatas në PSP për evazion fiskal

Redaktor i TV Sitel, Dragan Pavloviq Llatas, i cili është i dyshuar në dy raste të Prokurorisë Speciale Publike, sot u paraqit në hapësirat e këtij institucionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është i dyshuar për evazion fiskal, ku sipas PSP-së, nga viti 2008 deri në vitin 2015 në llogaritë përfundimtare dhe deklaratat tatimore ka dorëzuar informacione të rrejshme, me çka ka dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se 120 mijë euro./Telegrafi/