LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Pacolli është i mirëseardhur edhe në familjen time, dashakeqësit lokalë e deformuan të vërtetën

Lladrovci: Pacolli është i mirëseardhur edhe në familjen time, dashakeqësit lokalë e deformuan të vërtetën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, për të cilin dje disa medie raportuan se e ka dëbuar kreun e AKR-së prej një lokali në Drenas, sot ka sqaruar tërësisht këtë ngjarje, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Madje, aty i ka postuar edhe dy fotografi, ku shihet edhe Pacolli, edhe Lladrovci të buzëqeshur dhe mjaft miqësor me njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.


Momenti kur Ramiz Lladrovci i kërkon Behgjet Pacollit të largohet nga lokali (Foto)
Lexo po ashtu Momenti kur Ramiz Lladrovci i kërkon Behgjet Pacollit të largohet nga lokali (Foto)

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Pardje, në Drenas, në një ambient hotelier të rezervuar më parë, kisha një takim me arsimtarët e komunës së Drenasit. Në kohën e paraparë me agjendën time, kam shkuar aty dhe jam bashkuar me organizatorët e takimit. Me të arritur arsimtarët, disa prej tyre kërkuan që të vendosen nëpër vende, mirëpo pak para nesh aty kishte hyrë edhe z. Pacolli me udhëheqësit lokalë të AKR-së.

Organizatorët e takimit ma bënë me dije se pikërisht në atë pjesë ishte hapësira e paraparë dhe e rezervuar për takimin tim konsultativ me arsimtarët, mirëpo për shkak të keqardhjes dhe duke mos dashur të keqkuptohen, askush nuk ia kishte sqaruar këtë gjë z. Pacolli.

Duke u njohur me njëri-tjetrin, për të mos i lënë në pritje të gjatë arsimtarët, pas përshëndetjes me z. Pacolli, ia sqarova se aty e kishim paraparë takimin dhe se vendi ku ishin vendosur ishte hapësira e paraparë për t’u ulur. Normalisht, në mënyrën më miqësore insistova që t’ua rezervojë një hapësirë tjetër brenda lokalit, sepse ajo pjesë ishte e rezervuar më herët dhe si hapësirë ishte e planifikuar në përputhje me numrin e pjesëmarrësve.

Z. Pacolli e pranoi miqësisht propozimin tim dhe në mënyrën më miqësore u përshëndetëm dhe vijuam me agjendën e paraparë. As nuk e kam larguar, as nuk e kam injoruar. Z. Pacolli është i mirëseardhur në Drenicë dhe në shtëpinë time, ashtu si çdo mik i imi dhe i shtëpisë sime.

Në fotot e dërguara nga një qytetar dëshmohet e gjithë e vërteta e kësaj ngjarjeje, e cila më tej mori kahje tjetër dhe u deformua sipas interesave të ngushta politike të të tjerëve. Nuk është as në karakterin tim, as të familjes sime të dëbohet mysafiri. Kjo tendencë për ta tjetërsuar vlerën themelore të traditës sonë, në këtë rast kundër meje nga dashakeqës lokalë, nuk mund as ta zbehë personalitetin tim dhe nuk mund as ta zvogëlojë subjektin tim politik” (sic), ka shkruar Lladrovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori