LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci e këshillon Veselin ta lë ulësen e Kuvendin dhe t’i kthehet partisë

Lladrovci e këshillon Veselin ta lë ulësen e Kuvendin dhe t’i kthehet partisë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se vlerësimi i tyre dhe i punës në Drenas, ka qenë reflektim edhe në votat e fituara të PDK-së në këtë vend.

Në një prononcim për media, para fillimit të ceremonisë së shënimit ët 20-vjetorit të themelimit të PDK-së, meqë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen, Lladrovci thotë se ai tashmë duhet ta lë Kuvendin dhe të punojë për partinë.


“Veseli ka treguar liderizëm, sepse vetëm pak orë nga përfundimi i zgjedhjeve ka pranuar humbjen dhe ka deklaruar se do të shkojë në opozitë dhe do t’i kontribuojë shtetit si opozitë. Ndërsa unë i kisha propozuar Veselit që të mos vazhdojë si deputet në Parlamentin e Kosovës, po të kthehet në parti dhe të merret me organizimin e partisë… Ai mendoj që do të ketë më shumë kohë të merret me organizimin të partisë, me ristrukturim të partisë dhe të ecim përpara”, tha ai.

Sa i përket koalicionit VV-LDK, ai tha se është mirë që të udhëhiqet shteti sa më mirë.

“Në 90 ditë nuk kemi drejtë me fol se si kanë me udhëheq, duhet me i pa pas 90 ditëve, ju lëshohemi si gjela në kry dhe ju rrimë gati që të mos i bëjnë gabimet”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Albin Kurti tash e tutje duhet të veprojë ashtu siç ka deklaruar në fushatë, e jo të bëhet si Albini i vjetër, siç e quajti ai.

“Kosovës i duhet të paktën të jetë ai Albini që ka qenë gjatë fushatës”, ka deklaruar Lladrovci për KP, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori