Liverppooli e fitoi miqësoren ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-4 në kuadër të  International Champions Cup.

Në këtë ndeshje debutoi edhe shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri.


26-vjeçari u fut në pjesën e dytë dhe pas pak minutave fillimisht asistoi te goli i Daniel Sturridge për 1-2.

Më pas ish-ylli i Bayernit, Interit dhe Stoke Cityt shënoi një gol të bukur në gërshërë për 1-4.

Ky ishte një debutim për t'u mbajtur mend, kështu skuadra angleze ka publikuar një video me momentet më të mira të Shaqirit në fushë.

Xherdani shikohet mjaft aktiv edhe në mesin e fushë, ku tenton disa herë të asistojë bashkëlojtarët e tij para portës së Djajve të Kuq.

Në fund të ndeshjes drejt tij erdhën fjalë të mëdha nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. /Telegrafi/

telegrafi sport app