Liverpooli përdori një formacion të ri 4-4-2 ndaj Rangers, ky mund të jetë sekreti për të ndryshuar sezonin e tyre

Ishte një strategji e guximshme, por Jurgen Klopp vendosi të largohej nga formacioni i tij i përhershëm 4-3-3 gjatë ndeshjes së Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Rangers dhe ky ‘rrezik’ i tij funksionoi mirë.
Për vite, sistemi i dashur 4-3-3 ka sjellë kaq shumë sukses në Anfield. Treshja e parë e sulmit: Mane, Firmino dhe Mohamed Salah dhanë titullin e tyre të parë në ligë në 30 vjet; për të mos përmendur çmimin më të madh të Evropës, trofeun e Ligës së Kampionëve.
Por, pas një fillimi jashtëzakonisht letargjik të sezonit 2022/23, duket se barazimi 3-3 i së shtunës kundër Brighton ishte pika e fundit për Klopp, i cili pranoi se ata ishin “kudo” dhe “jo bindës” gjatë lojës së fundjavës së kaluar.
Pas rezultatit ndaj Brighton pasoi një takim i Klopp me asistentin Pep Lijnders. Klopp vendosi se ishte koha për të ndryshuar gjërat dhe për të provuar një formacion të ri për ndeshjen e së martës në Grupin A – një formacion ‘bazë’ 4-4-2 që dukej më shumë si një 4-2-3-1 dhe 4-2-4 nganjëherë.
Liverpool changed formation in the #UCL against Rangers.
At times it looked like 4-2-3-1 or 4-2-4 but Klopp was adamant it was 4-4-2.
There was shape and there was solidity with the new system.
But #LFC's real test now comes against Arsenal on Sunday…
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) October 5, 2022
Ky rreshtim i dha frymë të re Redsave, veçanërisht duke shkuar përpara. Darwin Nunez ishte pika qendrore në sulm dhe megjithëse ai nuk hyri në listën e shënuesve kundër Rangers, lëvizja e tij dhe loja e lidhjes ishin mbresëlënëse.
Mohamed Salah, i cili ka shënuar vetëm dy gola në ligë këtë sezon, gjithashtu dukej më shumë i rehatshëm në formacionin e ri dhe iu dha më shumë liri për të bredhur në zonat sulmuese.
Klopp gjithashtu vendosi të heqë Fabinhon nga formacioni i tij titullar pas një ecurie të dobët të formës, në vend të kësaj zgjodhi dyshen e ekuilibruar të Jordan Henderson dhe Thiago për të mbrojtur atë që ka qenë një katërshe e dobët.
— Liverpool FC (@LFC) October 4, 2022
Pas lojës, Klopp pranoi se skuadra kishte vetëm seancën stërvitore të së hënës për të punuar në sistemin e ri, por ndryshimi ishte i qartë. Bilanci, struktura dhe një pikë qendrore përpara.
“Ishte një paraqitje shumë e mirë në mbrojtje në një strukturë të re. “Në sulm, ne krijuam shumë. Me pëlqeu shumë”, tha fillimisht Klopp pas ndeshjes.
“Mënyra se si djemtë lëvizën së bashku në fillim ishte jashtëzakonisht e mirë për vetëm një seancë duke punuar në të. Ne kurrë nuk e bëmë atë më parë, ne bëmë një seancë dhe kjo ishte me intensitet të ulët sepse luajtëm vetëm kohët e fundit”.
Liverpool formation vs Rangers – 4-2-4 pic.twitter.com/4NtFTctCIm
— James Nalton (@JDNalton) October 4, 2022
“Thjesht e shihni se sa sulmues i mirë është Darëini për të qenë vazhdimisht në këto situata. Unë mendoj se të gjithë e panë se kjo (ai të shënoj gola) do të ndodhë”.
“Ky (ndryshimi taktik) në fakt nuk kishte të bënte me lojën. Kishte të bënte pak me lojën, por jo shumë. Ishte për ne”.
“Ne donim të mbronim ndryshe nga ajo që bëjmë zakonisht. Nëse na shihni prej disa vitesh, nëse dikush na kritikonte për mbrojtjen, më shumë njerëz flisnin për linjën e lartë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?