Liverpooli nuk merr më shumë se një pikë përballë Fulhamit

Liverpooli nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në takimin ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 25 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Bobby Reid, duke i zënë The Reds në befasi.
Liverpooli filloi të këndellej, mirëpo Fulhami ishte i kujdesshëm në fazën defazive, duke mos lejuar hapësira.
Në pjesën e dytë, Jurgne Klopp kërkonte më shumë angazhim nga lojtarët e tij, dhe presioni filloi të rritej.
Kampioni në fuqi fitoi një penallti në minutën e 79-të, të cilën në gol e konvertoi Mohamed Salah, për t'i barazuar shifrat në 1-1.
Pas javës së 12-të, Liverpooli vazhdon të jetë në vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Topttenhami si lider, derisa në xhiron e 13-të takohet pikërisht me Spurs. /Telegrafi/
https://twitter.com/poloniumtv/status/1338186064104742913








































