Liverpooli do të duhet të paguajë një tarifë prej rreth 100 milionë funte nëse duan të nënshkruajnë me Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.

Mesfushori qendror i gjithanshëm ka shkëlqyer që kur u largua nga Birmingham City për në Gjermani.


18-vjeçari është një nga emrat e parë në skenën e Dortmundit, por tashmë po lidhet me një rikthim në Angli.

Shumë klube duan transferimin e mesfushorit sensacional, por Liverpooli thuhet se është më i interesuara.

Megjithatë, klubi gjerman thuhet se e vlerëson Bellinghamin me një çmim shumë të lartë.

Sipas gazetës Bild, Dortmundi do të dëshironte një tarifë prej rreth 100 milionë funtesh për të konsideruar shitjen e Bellingham.

Lojtari nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratën e tij, ndërkohë që ka një marrëveshje afatgjatë me klubin nga Bundesliga. /Telegrafi/

telegrafi sport app