Liverpooli kërkon këndelljen në udhëtim te Brighton, formacionet zyrtare

Liverpooli ka mbetur shumë mbrapa në garën për titull të kampionit dhe synimi i The Reds është të përfundojnë në top katërshe.
The Reds do të përballen në udhëtim me Brightonin në kuadër të xhiros së 20 në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Skuadra e Jurgen Klopp në këtë takim vije pas humbjes nga Brentford, derisa vendasit e Brighton pas fitores së madhe 1-4 në udhëtim te Evertoni.
Vendasit kërkojnë të marrin një tjetër tre pikësh, derisa gjiganti anglez Liverpool synon të rikthehet te fitorja
Formacionet zyrtare:
Brighton: Sanchez, Dunk, Colwill, March, Mac Allister, Gross, Lallana, Mitoma, Caicedo, Ferguson, Estupinan.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Konate, Robertson, Fabinho, Thiago, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Salah, Gakpo.
/Telegrafi/





















































