Liverpooli ka tre yje në listën e ngushtë për ta përforcuar mbrojtjen

Liverpooli ka tre alternativa ideale ndaj objektivit kryesor të afatit kalimtar, Marc Guehi, pasi Manchester City siguroi nënshkrimin me yllin anglez.
Në fund të një afati kalimtar veror tashmë shumë të bujshëm për Liverpoolin e Arne Slotit, dolën lidhje me kapitenin e Crystal Palace, Marc Guehi.
Raportet në ditën e fundit të afatit kalimtar pretendonin se mbrojtësi qendror kishte kryer vizitat mjekësore përpara transferimit të propozuar, por marrëveshja dështoi në orët e fundit.
Tani meqenëse Guehi ka arritur marrëveshje për t’u transferuar tek Manchester City, këto janë tri alternativat që klubi anglez po i shqyrton për ta përforcuar fazën defanzive.
Nico Schlotterbeck – Borussia Dortmund

Me kontratën e Ibrahima Konate që pritet të skadojë në verë, Liverpooli mund të detyrohet të marrë në konsideratë afrimin e një mbrojtësi qendror të gatshëm për të hyrë menjëherë në formacionin titullar.
Në këtë rast, Schlotterbeck i Dortmundit mund të ishte një përputhje ideale, pasi 26-vjeçari është në gjendje të ofrojë të njëjtën prezencë fizike si Konate.
Me gjatësi 1.91 metra, Schlotterbeck kontribuon si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, duke shënuar tetë gola për Borussia Dortmund.
Alessandro Bastoni – Inter

Një tjetër opsion elitar që mund të integrohej menjëherë në formacionin e Liverpoolit është mbrojtësi qendror i Interit, Alessandro Bastoni.
26-vjeçari është përshkruar nga legjenda italiane Giorgio Chiellini si “një nga mbrojtësit më të mirë” në futboll, dhe arsyet janë të qarta.
Bastoni ka fituar dy herë Serie A-n me Interin, së bashku me disa trofe të Kupës së Italisë dhe Superkupës, si dhe Kampionatin Evropian 2020 me Italinë.
Marcos Senesi – Bournemouth

Pas dështimit për të siguruar objektivin ideal Guehin, drejtori sportiv i Liverpoolit, Richard Hughes, mund t’i drejtohet ish-klubit të tij, Bournemouth, për të plotësuar nevojën për një mbrojtës qendror.
Nëse Hughes vendos të rikthehet te Bournemouth, atëherë Senesi është pa dyshim opsioni më i spikatur, duke pasur parasysh paraqitjet e tij këtë sezon dhe situatën e kontratës.
Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në qershor të këtij viti dhe raportohet se ai është i etur të bëjë hapin e radhës në karrierë, ndaj ka refuzuar çdo propozim për rinovim./Telegrafi/




















































