Liverpooli është duke dhënë spektakël për tifozët e vet në ndeshjen kundër Swansea Cityt.

Ekipi i Jurgen Klopp e ka shënuar edhe golin e tretë dhe të katërt në sfidën që zhvillohet në Anfield.


Trent Alexander-Arnold e shfrytëzoi një top të kthyer, reagoi mirë dhe shënoi një gol të bukur (65').

Menjëherë pas erdhi goli i katërt dhe e gjitha ishte falë angazhimit të Mohamed Salah.

Mirëpo, ai nuk shënoi vet, por asistoi te Roberto Firmino që e shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6c9d7a

https://www.dailymotion.com/video/x6c9d8l

telegrafi sport app