LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli e shpërblen Salahun për paraqitjet fantastike, kontrata e re e bën egjiptianin ndër lojtarët më të paguar në Angli

Liverpooli e shpërblen Salahun për paraqitjet fantastike, kontrata e re e bën egjiptianin ndër lojtarët më të paguar në Angli

Mohamed Salah është futbollisti i momentit jo vetëm në Angli por edhe më gjerë.

Sulmuesi egjiptian ka shkëlqyer këtë edicion me Liverpoolin falë golave dhe asistimeve të tij.

25-vjeçari ka arritur të shënoj 43 gola në të gjitha garat dhe të bëjë 15 asistime.


Falë këtyre statistikave, Liverpool ka vendosur ta shpërblejë yllin e tyre me një kontratë të re.

The Reds i kanë ofruar një kontratë të re katër vjeçare Salahut që do ta mbante atë në Anfield deri në vitin 2022 por me përmirësim të pagës.

Salah (Getty Images)

Paga aktuale e Salah te Liverpooli është rreth pesë milionë euro neto në vit.

Por me kontratën e re që pritet të nënshkruajë, Salah do të fitojë mbi 10 milionë euro neto në stinor.

Kjo do ta bënte egjiptianin njërin nga lojtarët më të paguar në elitën e futbollit anglez.

Mohamed Salah (Getty Images)

Përveç pagës vjetore, në kontratë do të jenë të përfshira edhe disa bonuse që do t’i sjellin miliona të tjerë reprezentuesit egjiptian.

Kujtojmë që ditë më parë Salah mori çmimin edhe si futbollisti i vitit në Ligën Premier.

Salah iu bashkua Liverpoolit nga Roma për një shumë rreth 50 milionë euro, ku 42 u paguan menjëherë dhe tetë të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori