Liverpool - Man City, formacionet zyrtare të finales së Superkupës së Anglisë

Liverpooli dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Reds dhe Qytetarët do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të 97-të në historinë e FA Community Shield.
Kjo ndeshje është e njohur si Superkupa e Anglisë, pasi luajnë fituesi i Ligës Premier dhe ai i Kupës FA, por pasi City ka fituar të dy trofetë atëherë do të luajë me Liverpoolin si nën-kampion i ligës.
Takimi i madh mes dy klubeve që dhuruan spektakël sezonin e kaluar është i paraparë të zhvillohet nga ora 16:00 në Wembley Stadium.
Trajnerët e të dyja klubeve kanë vendosur formacionet që mendojnë se janë më të mirat për këtë ndeshje, pasi disa nga yjet e tyre nuk janë ende të gatshëm shkaku i bashkimit të vonshëm në përgatitje.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Origi, Firmino.Man City: Bravo; Walker, Stones, Otamendi, Zinchenko; Rodri, Silva (C), De Bruyne; Sane, Bernardo, Sterling/Telegrafi/



















































