Liverpool gjen pasuesin e Mo Salah, kërkon transferimin e dy sulmuesve për ta zëvendësuar egjiptianin

Liverpool po planifikon një revolucion në repartin ofensiv gjatë verës, teksa synon të transferojë dy anësorë për të rindërtuar sulmin.
Sipas raportimeve të Ben Jacobs, largimi i Mohamed Salah në fund të sezonit, së bashku me ikjen e Luis Diaz verën e kaluar, ka krijuar boshllëqe të mëdha që ende nuk janë mbushur siç duhet.
Një nga objektivat kryesorë të klubit është Yan Diomande nga RB Leipzig, megjithatë klubi gjerman kërkon rreth 100 milionë euro për kartonin e tij.

Liverpool po ashtu e pëlqen shumë Michael Olise, por Bayern Munich nuk është i gatshëm ta shesë, ndërsa PSG dëshiron të mbajë në skuadër Bradley Barcola dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Në listë mbetet edhe Anthony Gordon i Newcastle, për të cilin Liverpool ishte shumë pranë transferimit në vitin 2024.
Gjithashtu, “The Reds” po shqyrtojnë edhe mundësinë për të afruar një lojtar më kreativ që mund të luajë në qendër, por edhe në krahë. Një opsion i tillë është Morgan Rogers i Aston Villa, i cili vlerësohet për fleksibilitetin e tij në sulm./Telegrafi/





















































