Liverpool – Fulham, formacionet zyrtare: Xherdan Shaqiri nga minuta e parë

Liverpool do të jetë nikoqir i Fulhamit në ndeshjen e javës së 12-të në Ligën Premier.
Skuadra e Jurgen Klopp pas barazimit ndaj Arsenalit javën e kaluar do të synoj të rikthehet te fitorja.
The Reds janë ende pa humbje në kampionat ku kanë marrë tetë fitore dhe tri barazime.
Në anën tjetër Fulham në pesë ndeshjet e fundit nuk ka marrë pikë dhe synon të shkaktojë befasi në Anfield.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri është përfshirë në formacionin titullar për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Gomez, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino.
Fulham: Rico, Christie, Odoi, Mawson, Le Marchand, Anguissa, Chambers, Cairney, Schurrle, Mitrovic, Sessegnon. /Telegrafi/






















































