Liverpooli i është kthyer fitoreve në elitën e futbollit anglez.

Skuadra që udhëhiqet nga Jurgen Klopp ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Fulham.


Mohamed Salah dhe mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri ishin realizuesit në këtë takim.

Nota më e lartë në këtë takim shkoi për mbrojtësin e majtë Andrew Robertson.

GettyImages 1060162090 (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Mohamed Salah, Virgil Van Dijk e Alexander Arnold.

Xherdan Shaqiri u vlerësua lart për paraqitjen e tij dhe golin e shënuar pasi morri notën (7,4), për 81 minuta sa qëndroi në fushë.

Nota më e dobët në ndeshje shkoi për talentin e Fulham, Ryan Sessegnon. /Telegrafi/

Screenshot 4 6

Screenshot 5 5

telegrafi sport app