Është hedhur shorti për raundin e 32-të në Ligën e Evropës në Nyon të Zvicrës.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve që filloi në ora 12:00, nga 13:00 është hedhur edhe ai i garës së dytë më të madhe në Evropë.


32 skuadra kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt, derisa, Manchester United, Inter, Roma, Arsenal dhe Ajax shihen si favorit për ta fituar trofeun.

Vazo e parë: Ajax (Holandë) *, Arsenal (Angli), Braga (Portugali), Basel (Zvicër), Benfica (Portugali) *, Celtic (Skoci), Espanyol (Spanjë), Gent (Belgjikë), Inter (Itali) *, Inter, İstanbul Başakşehir (Turqi), LASK (Austri), Malmo (Suedi), Manchester United (Angli), Porto (Portugali), Salzburg (Austri) *, Sevilla (Spanjë).

Vazo e dytë: APOEL (Qipro), AZ Alkmaar (Holandë), Bayer Leverkusen (Gjermani) *, CFR Cluj (Rumani), Club Brugge (Belgjikë) *, Copenhagen (Danimarkë), Eintracht Frankfurt (Gjermani), Getafe (Spanjë), Ludogorets (Bulgari), Olympiacos (Greqi) *, Rangers (Soci), Roma (Itali), Shakhtar Donetsk (Ukrainë) *, Sporting CP (Portugali), Wolfsburg (Gjermani), Wolves  (Angli).

(skuadra që kanë një (*) janë transferuar nga Liga e Kampionëve).

Arsenali nuk do të ketë takim aspak të lehtë, pasi do të jetë mysafir i Olympiacosit.

Roma në anën tjetër do të ketë punë me Gentin, që njihet si skuadër e papërshtatshme.

Manchester Unitedi në anën tjetër do të takohet me Club Bruggen, që ka rënë nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Interi do të ketë përballje të lehtë ndaj Ludogortsit, e që pritet të kalojë në rrethin tjetër pa shumë probleme.

Çiftet:

Wolverhampton Wanderers - Espanyol

Sporting Lisbona - Basaksehir

Getafe - Ajax

Bayern Leverkusen - Porto

Kopenhaga - Celtic

APOEL - Basel

Cluj - Sevilla

Olympiacos - Arsenal

AZ Alkmaar - Lask

Club Brugge - Manchester United

Ludogorets - Inter

Eintracht Frankfurt - RB Salzburg

Shakhtar Donetsk - Benfica

Wolfsburg - Malmo

Roma - Gent

Rangers - Braga. /Telegrafi/

telegrafi sport app