
- 30/08/2018 16:14-Vazot e shortit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve
- 17/03/2017 12:28-Datat e zhvillimit të ndeshjeve
- 17/03/2017 12:14
- 17/03/2017 12:12
- 17/03/2017 12:12
- 17/03/2017 12:11
- 17/03/2017 11:52-Pique: Nuk kemi preferenca
- 17/03/2017 11:51-Bonucci zbulon ekipet që do të donte ta takonte dhe të kundërtën në çerekfinale të L.K.
- 17/03/2017 11:46-Raggi kërkon hakmarrje ndaj Leicesterit
- 17/03/2017 11:35-Cili trajner ka drejtuar në të kaluarën çerekfinalistët e sivjetmë të Ligës së Kampionëve?
- 17/03/2017 11:33-Simpon: Ndjenjë e veçantë të jesh në çerekfinale
- 17/03/2017 11:30
- 17/03/2017 11:23
- 17/03/2017 11:18
Parmbrëmë janë zhvilluar ballafaqimet e fundit të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.
Sot, është hedhur shorti i çerekfinaleve në Nyon të Zvicrës, ku janë mësuar edhe katër çiftet.
Padyshim që përballja më e fortë do të zhvillohet mes skuadrës së Real Madridit dhe Bayern Munichut, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu derbi i madh do të jetë edhe takimi mes Juventusit dhe Barcelonës.
Theksojmë se finalja do të zhvillohet në Cardiff të Uellsit.
Kujtojmë se kampioni aktual është Real Madridi, i cili ka fituar trofeun e kësaj gare elitare evropiane për klube 11 herë.
30/08/2018 16:14-Vazot e shortit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve
17/03/2017 12:28-Datat e zhvillimit të ndeshjeve
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë 18 dhe 19 prill... më shumë
17/03/2017 12:14
Juventus do të përballet me Barcelonën.
17/03/2017 12:12
Bayern Munich ndeshet me Real Madridin.
17/03/2017 12:12
Borussia Dortmund do të përballet me Monacon.
17/03/2017 12:11
Çifti i parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të jetë mes Atletico Madridit dhe Leicester Cityt.
17/03/2017 11:52-Pique: Nuk kemi preferenca
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për shortin duke thënë se skuadra e tij nuk preferon ndonjë skuadër.
“Nuk kemi asnjë preferencë, jemi duke pritur të qetë shortin. Dua të theksoj se nuk i frikësohemi asnjë skuadrës”, deklaroi Pique.... më shumë
17/03/2017 11:51-Bonucci zbulon ekipet që do të donte ta takonte dhe të kundërtën në çerekfinale të L.K.
Reprezentuesi italian ka pohuar se dëshiron të luajë në këtë fazë me Barcelonën.
Por , italiani ka zbuluar edhe ekipin më të vështirë të mundshëm për italianët në këtë fazë...më shumë
17/03/2017 11:46-Raggi kërkon hakmarrje ndaj Leicesterit
Mbrojtësi i Monacos, Andrea Raggi kërkon të përballet me Leicesterin për hakmarrje ... më shumë
17/03/2017 11:35-Cili trajner ka drejtuar në të kaluarën çerekfinalistët e sivjetmë të Ligës së Kampionëve?
Tetë klube në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, katër prej tyre i ka drejtuar vetëm një trajner...më shumë
17/03/2017 11:33-Simpon: Ndjenjë e veçantë të jesh në çerekfinale
Danny Simpson, mbrojtësi i Leicester Cityt "Është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Është një ndjenjë e veçantë".
Theksojmë se anglezët kanë eliminuar skuadrën kampione aktuale të Ligës së Evropës, Sevillam
17/03/2017 11:30
Shorti për përcaktimin e çifteve do të jetë i hapur dhe nuk do të ketë skuadra të ndara në dy vazo. Edhe klubet që i përkasin të njëjtit shtet do të mund të luajnë mes vete.
17/03/2017 11:23
Shorti do të hidhet nga ora 12:00 në qytetin e Nyonit në Zvicër ku ka selinë shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.
17/03/2017 11:18
Këto janë tetë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve:
Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Atletico Madrid, Juventus, Borussia Dortmund, Monaco, Leicester City
































