LAJMI I FUNDIT:

Rama: Të punojmë për krijimin e hapësirës mbarëkombëtare shqiptare (LIVE/Video)

Rama: Të punojmë për krijimin e hapësirës mbarëkombëtare shqiptare (LIVE/Video)

(E plotësuar) – Kryeministri i i Shqipërisë Edi Rama kërkoi bashkimin e forcave të Kosovës e të Shqipërisë.

Këto forca, tha ai, duhet të ndihmojnë për integrimin e gjithë Ballkanit në Evropë, pasi, sipas tij, jo vetëm Ballkani ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë për Ballkanint.


Ëndrra jonë për Bashkimin Evropain do të ndodhë në flamurin e Bashkimit Evropian, tha ai.

https://youtu.be/g7qky_EApo0

Rama theksoi se të dy qeveritë kishin filluar një rrugëtim në vitin 2014 që ka krijuar tani një hapësirë të re dhe të jashtëzakonshëm bashkëpunimi.

“Një tokë një popull dhe një ëndërr e përbashkët së bashku kemi transformuar kufirin nga një hendek në një urë bashkëpunimi që po forcohet dita e ditës”, ka thënë Rama.

Po ashtu ai ka thënë se është prioritet strategjik i përbashkët lidhja e Kosovës dhe inkasjellësi përmes territorit në mes të Shqipërisë.

“Përmes rrugës sonë kalimi i energjisë në Evropë. Për dy vite kemi krijuar një treg të përbashkët bujqësorë. Jo vetëm ia dolëm që më në fund fëmijët tanë të mësojnë gjuhën amë në të njëjtën abetare por edhe njehësuam sistemin parauniversitar, dhe hodhëm themelet e një arsimi mbarë kombëtarë dhe nga na tjetër kemi nxitur bashkëpunimin universitar.”, ka thënë kryeministri Rama.

dy-qeverite01

Sipas Ramës marrëdhëniet në mes të dy vendeve kanë qenë me marrëveshje absolute, për festa, tituj nderi apo inaugurim dhe tashmë ka hyrë në një fazë krejtësisht të re historike.

“Takimi i tretë i qeverive vjen si një ushtrim i zakonshëm punë për të realizuar atë që kemi arritur dhe për të programuar vitin pasues dhe është momenti për të shkuar më tutje sepse kemi bërë shumë por ka ende shumë për t’u bërë.”, ka vazhduar Rama.

Po ashtu Rama ka theksuar se Shqipëria është avokati më i fuqishëm i Kosovës në aleancën luftarake.

“Lajmi për viza na ka çliruar të gjithëve dhe BE ndërkohë që njohja nga UEFA e FIFA qeli kapitull të ri për Kosovën dhe vetëdijesimin e gjithkujt që e sheh Kosovën me bisht të syrit”, ka thënë Rama./Telegrafi/

dy-qeverite02
LIVE/ Mustafa: Mirë se erdhët në shtëpinë e juaj, faleminderit për mbështetjen vëllazërore (Video)

(E plotësuar) – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me të hapur mbledhjen e sotme të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipëris u dëshiroi mirëseardhje vëllazërore kryeministrit Edi Rama së bashku me kabinetin e tij duke thënë se Kosova është shtëpia e tyre.

Ai ka theksuar se takimi i sotëm është dëshmi se shtetet shqiptare po thellojnë bashkëpunimin mes dy shteteve e që është në interes të qytetarëve.

dy-qeverite04

“Ky është rast i mirë të falënderoj qeverinë, kryeministrin, institucionet dhe qytetarët për mbështetjen vëllazërore që kemi pasur nga ju gjatë të gjitha proceseve që kemi kaluar”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se Shqipëria po forcon identitetin e Kosovës dhe se dy qeveritë kanë përgjegjësi të përkujdesen për fatin e shqiptarëve edhe jashtë vendit.

dy-qeverite05

Mustafa tha po ashtu se Kosova është për fqinjësi të mirë, duke iu referuar pakënaqësive me demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se nuk konsideron se po falë apo merr tokë nga Mali i Zi, porse po caktohet një vijë e mëparshme e kufirit.

“Ne jemi për fqinjësi të mirë dhe normale edhe në qasjen me Ma lin e Zi rreth demarkacionit, ne nuk konsiderojmë se po ia falim apo marrim asnjë centimetër tokë Malit të Zi por vetëm po shënojmë vijën e mëparshme të kufirit”, ka thënë ai në fund./Telegrafi/

LIVE: Prishtina bashkon dy qeveritë shqiptare (Video)

dy-qeverite08

Biblioteka Kombëtare, është vendi që bën bashkë kabinetin qeveritar nga Shqipëria dhe atë nga Kosova.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, në fusha të ndryshme.

takimi001

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kalojnë në hapësirën ku mbahet konferenca për media.

Agjenda parasheh dy pyetje nga mediat e Kosovës dhe dy pyetje nga mediat e Shqipërisë.

https://youtu.be/g7qky_EApo0