Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit
- 01/06/2019 22:57-LIVERPOOLI ËSHTË KAMPIONI I EVROPËS
- 01/06/2019 22:49-Tottenham 0-2 Liverpool, dhe gjithçka merr fund
- 01/06/2019 22:48
- 01/06/2019 22:44-Reagimet interesante të Mourinhos dhe Wengerit, pasi tifozët e Liverpoolit këndojnë YNWA
- 01/06/2019 22:43
- 01/06/2019 22:31
- 01/06/2019 22:28
- 01/06/2019 22:27-Vazhdon epërsia e Liverpoolit
- 01/06/2019 22:24-Statistikat pas një ore lojë
- 01/06/2019 22:20-Ndryshimi parë në lojë
- 01/06/2019 22:17-Tottenhami po e kërkon golin
- 01/06/2019 22:16-E kualifikoi Tottenhamin në finale të LK-së, por Moura sonte po qëndron në bankën rezervë
- 01/06/2019 22:12-Vetëm 11 prekje të topit, Harry Kane me statistika më të dobëta në pjesën e parë
- 01/06/2019 22:06-Pjesa e dytë
- 01/06/2019 22:05
- 01/06/2019 21:59-Tifozët e Liverpoolit u argëtuan me këngën e Dua Lipës
- 01/06/2019 21:55-Momenti më i bukur nga pjesa e parë
- 01/06/2019 21:53-Statistikat pas pjesës së parë, Tottenham 0-1 Liverpool
- 01/06/2019 21:37-Statistikat pas 30 minutave të para
- 01/06/2019 21:33-Goli në fillim të ndeshjes i vendosi tri statistika brilante për Salahun
- 01/06/2019 21:24-Statistikat pas 20 minutave të para
- 01/06/2019 21:21-Julio Cesar ishte portieri i fundit brazilian në finale dhe që mbajti portën e paprekur, Alisson synon ta arrij rekordin e bashkëkombësit
- 01/06/2019 21:12
- 01/06/2019 21:04-Salah shënon nga pika e bardhë
- 01/06/2019 21:03-Penallti për Liverpoolin
- 01/06/2019 21:01-Një minutë heshtje për nder të Reyes
- 01/06/2019 20:55-Skuadrat po zbresin në fushë
- 01/06/2019 20:54-Pamje fantastike e stadiumit
- 01/06/2019 20:53
- 01/06/2019 20:48-Gjithçka gati për finalen e madhe
- 01/06/2019 20:05
- 01/06/2019 20:02
- 01/06/2019 19:59
- 01/06/2019 19:57-Mourinho parashikon se cilët do të jenë dy lojtarët vendimtarë
- 01/06/2019 19:50-FORMACIONET ZYRTARE
- 01/06/2019 19:45
- 01/06/2019 19:40
- 01/06/2019 19:38
- 01/06/2019 19:35
- 01/06/2019 19:27
- 01/06/2019 19:09
- 01/06/2019 19:02-Gafa e Carragher në transmetim direkt
- 01/06/2019 18:53-Mediat angleze raportojnë se policia spanjolle i ka sulmuar tifozët e Tottenhamit
- 01/06/2019 18:07-Shaqiri falënderon të gjithë për përkrahjen në postimin e fotografisë së fundit në rrjetet sociale
- 01/06/2019 17:54-Tifozët e Liverpoolit fotografohen me personin që i ngjan Kloppit
- 01/06/2019 17:52
- 01/06/2019 17:18
- 01/06/2019 17:15-Policia e Madridit kap grupin e organizuar kriminal – shtireshin si pjesëtarë të sigurimit, shitnin bileta fals dhe vidhnin bileta të finales së LK
- 01/06/2019 17:10-Jessie J tifoze e Tottenhamit
- 01/06/2019 16:56
- 01/06/2019 16:49
- 01/06/2019 16:46-UEFA aprovon kërkesën e Pochettinos që e gjithë skuadra të fotografohet para finales ndaj Liverpoolit
- 01/06/2019 16:43-UEFA konfirmon, do të mbahet një minutë heshtje para nisjes së finales në Ligën e Kampionëve
- 01/06/2019 16:42
- 01/06/2019 16:37-Invadimi i tifozëve në Madrid
- 01/06/2019 16:09
- 01/06/2019 16:01
- 01/06/2019 15:48
- 01/06/2019 15:41-Vlera e dy skuadrave finaliste në tregun e transferimeve
- 01/06/2019 15:29-Testoni njohuritë tuaja
- 01/06/2019 15:12
- 01/06/2019 15:09
- 01/06/2019 15:03
- 01/06/2019 15:00-Situata e Harry Kane
- 01/06/2019 14:57-Formacionet e mundshme
- 01/06/2019 14:21-Statistika krahasuese të të gjitha garave mes Pochettinos së Tottenhamit dhe Kloppit të Liverpoolit
- 01/06/2019 14:19
- 01/06/2019 14:13-Madridi është pushtuar nga tifozët e futbollit
- 01/06/2019 13:52
- 01/06/2019 13:42
- 01/06/2019 13:24
- 01/06/2019 13:21
- 01/06/2019 13:14
- 01/06/2019 12:55-Fakte interesante rreth ballafaqimeve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit
- 01/06/2019 12:30-Kush do të shënojë?
- 01/06/2019 12:25-Statistika, analizë dhe parashikim: Tottenham – Liverpool
- 01/06/2019 12:20-Finalja e Ligës së Kampionëve: Sot janë planifikuar 1,744 fluturime drejt aeroportit Barajas të Madridit
- 01/06/2019 12:15-Wanda Metropolitano, stadiumi mbresëlënës dhe me fushë speciale në finalen e Ligës së Kampionëve
- 01/06/2019 12:01-Policia spanjolle rrah fansat e Tottenhamit
- 01/06/2019 11:50-Chelsea, skuadra e fundit që e fitoi për herë të parë Ligën e Kampionëve: A do t'ia arrij qëllimit edhe Tottenhami?
- 01/06/2019 11:34-Mbi 1,5 milion tifozë votojnë për formacionin e vitit në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Liverpoolit
- 01/06/2019 11:15-Pochettino mund të bëhet trajneri i tretë argjentinas që e ka fituar Ligën e Kampionëve
- 01/06/2019 10:40-Siguri maksimale në Madrid
- 01/06/2019 10:26-Notat e lojtarëve deri në finalen e Ligës së Evropës, më i mirë dhe më i dobëti te londinezët
- 01/06/2019 10:07-Sadio Mane në ndjekje të rekordit te Liverpooli
- 01/06/2019 09:49-Klopp më i suksesshëm se Pochettino
- 01/06/2019 09:20-Arrestohen pesë fansa të Tottenhamit
- 01/06/2019 08:40-Stadiumi Wanda Metropolitano
- 01/06/2019 08:20-Nga sonte, Anglia do ta lë pas Italinë me tituj të Ligës së Kampionëve
- 01/06/2019 08:09-Lojtarët kryesor të ekipeve
- 01/06/2019 06:35-Kualifikimi në finale i Liverpoolit
- 01/06/2019 06:12
- 01/06/2019 05:46-Momenti historik i Tottenhamit
- 01/06/2019 05:04-Loja e Liverpoolit është pëlqyer, por trofetë kanë munguar
- 01/06/2019 04:38-Renditja e dy skuadrave në Ligën Premier
- 01/06/2019 03:55-Atmosferë e zjarrtë nga tifozët
- 01/06/2019 03:30-Tetë paraqitjet më të mira individuale në historinë e Ligës së Kampionëve
- 01/06/2019 02:15
- 01/06/2019 01:28
- 01/06/2019 01:28-Finalja e dytë angleze në garat evropiane
- 01/06/2019 01:03-Cana përqafohet me mikun e tij të vjetër Pochetino, por dëshiron që Ligën e Kampionëve ta fitojë Shaqiri
- 01/06/2019 01:01-Lojtarët që mund ta vendosin finalen e Ligës së Kampionëve
- 01/06/2019 00:59-Agim Ademi i ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve
- 01/06/2019 00:57-Kloop: Kam humbur gjashtë finale, por kjo është ndryshe
- 01/06/2019 00:54-Mauricio Pochettino: Nuk e kam vendosur formacionin, Liverpooli shumë i fortë, Klopp trajner fantastik
- 01/06/2019 00:53-Shaqiri: Liverpooli e meriton trofeun e Ligës së Kampionëve, do ta fitojmë për Kloppin dhe tifozët
- 01/06/2019 00:51-Fenomeni Ronaldo mbështet Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve
- 01/06/2019 00:49-Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe shënuesit në finale
Tottenham Hotspur dhe Liverpool zhvillojnë finalen e 64 me radhës të garës më të madhe evropiane për klube - Liga e Kampionëve. Wanda Metropolitano në Madrid është arena e kësaj superpërballjeje të dy skuadrave angleze që janë në kërkim të trofeut më të madh që mund ta fitojë një klub.
Kjo është finalja e parë në histori të Spursave dhe e nënta për Redsat (pesë herë e kanë fituar), të cilët luajtën në finale edhe në edicionin e kaluar, por humbën nga Real Madridi.
Është e treta herë që Jurgen Klopp ndodhet në finale (një herë ka qenë me Borussia Dortmundin dhe vitin e kaluar me Liverpoolin), derisa Mauricio Pochettino e ka bërë historinë duke arritur për herë të parë në këtë fazë dhe njëherësh duke e kualifikuar Tottenhamin për herë të parë në histori të klubit.
Me një mbulim të veçantë, Telegrafi do t'ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha detajet lidhur me finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.
01/06/2019 22:57-LIVERPOOLI ËSHTË KAMPIONI I EVROPËS
Liverpooli e ka mposhtur Tottenham Hotspurin (2-0) në Wanda Metropolitano në Madrid, për ta fituar Ligën e Kampionëve për të gjashtën herë në histori të klubit.
Spursat duhet të kënaqen më kualifikimin historik në finale dhe të shpresojnë që ndonjëherë në të ardhmen ta përsërisin këtë sukses.

01/06/2019 22:49-Tottenham 0-2 Liverpool, dhe gjithçka merr fund
87' Goooool... Liverpooli e ka vulosur fitoren dhe tashmë është kampioni Evropës.
Zëvendësuesi fantastik, Divock Origi, e ka shënuar golin e dytë duke e vulosur fitoren e Redsave.

01/06/2019 22:48
Sipas njoftimit të mediave angleze, në stadium janë prezentë 52.212 tifozë.
01/06/2019 22:44-Reagimet interesante të Mourinhos dhe Wengerit, pasi tifozët e Liverpoolit këndojnë YNWA
Jose Mourinho dhe Arsene Wenger kanë mbetur të mahnitur nga koreografia e tifozëve të Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.
01/06/2019 22:43
82' Fernando Llorente zë vendin e Dele Allit.
01/06/2019 22:31
69' Liverpooli rrezikon ta dyfishojë epërsinë. Mohamed Salah pasoi te James Milner, i cili nuk u tregua i saktë.
01/06/2019 22:28
66' Lucas Moura inkuadrohet në vend të Harry Winks. Tifozët e Tottenhamit tash mund të shpresojnë.
01/06/2019 22:27-Vazhdon epërsia e Liverpoolit
65 Liverpooli vazhdon të jetë në epërsi me golin e Mohamed Salah (2') të shënuar nga pika e bardhë. Tottenhami po përpiqet të shënojë në pjesën e dytë, mirëpo deri më tani nuk ka pasur sukses.

01/06/2019 22:24-Statistikat pas një ore lojë
Tottenham Hotspur |
Liverpool |
| Posedimi i topit 62% | 38% Posedimi i topit |
| Saktësia e pasimeve 80% | 68% Saktësia e pasimeve |
| Gjuajtje nga këndi 4 | 6 Gjuajtje nga këndi |
| Sulme të rrezikshme 21 | 27 Sulme të rrezikshme |
| Tentime të përgjithshme 5 | 10 Tentime të përgjithshme |
| Në kuadrat të portës 3 | 2 Në kuadrat të portës |
| Jashtë kuadratit të portës 2 | 3 Jashtë kuadratit të portës |
| Bllokime 0 | 5 Bllokime |
| Kartonë të verdhë 0 | 0 Kartonë të verdhë |
| Kartonë të kuq 0 | 0 Kartonë të kuq |
01/06/2019 22:20-Ndryshimi parë në lojë
58' Divock Origi inkuadrohet në vend të Roberto Firminos.
01/06/2019 22:17-Tottenhami po e kërkon golin
Tottenham Hotspur e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë në përpjekje që ta shënojë golin e barazimit.
01/06/2019 22:16-E kualifikoi Tottenhamin në finale të LK-së, por Moura sonte po qëndron në bankën rezervë
Lucas Moura është duke qëndruar në bankën rezervë në finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.
Spurs janë duke humbur nga The Reds 0-1 me golin e shënuar në minutën e dytë nga Mohamed Salah, pasi Moussa Sissoko preku topin me dorë në zonën e rreptësisë. Por, Mauricio Pochettino është duke u kritikuar jashtë mase, pasi e ka lënë Lucas Mouran në bankën rezervë.
Sulmuesi brazilian arriti që ta kualifikonte Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi kishte shënuar het-trik Ajaxit për rezultatin e përgjithshëm 3-3.
https://twitter.com/btsportfootball/status/1134913490332897280
01/06/2019 22:12-Vetëm 11 prekje të topit, Harry Kane me statistika më të dobëta në pjesën e parë
Harry Kane duket se nuk është plotësisht i gatshëm, pasi po has në vështirësi në fushë, shkaku i lëndimit që ka pësuar javë më parë.
01/06/2019 22:06-Pjesa e dytë
Fillon pjesa e dytë e supersfidës finale të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli është në epërsi me golin e Mohamed Salah të shënuar nga penalltia.
01/06/2019 22:05
Pronari i Liverpoolit, John W Henry dhe legjendat e klubit, Kenny Dalglish dhe Ian Rush, janë detyruar t’i lënë makinat në rrugë për shkak të komunikacionit të dendur deri te stadiumi Wanda Metropolitano.
Treshja e klubit shkuan në këmbë deri në stadiumin e Atletico Madridit, aty ku The Reds do ta zhvillojnë finalen ndaj Tottenham Hotspurit.
Pronari i Liverpoolit dhe dy legjendat e klubit kanë ecur për 10 minuta nëpër rrugë, pasi komunikacioni në Madrid ishte i bllokuar.
Të përcjellë nga qindra tifozë, Hendry, Dalglish Dhe Rush arrtën me kohë që të futeshin në stadium, por me gjasë të stërlodhur nga rruga për në Wanda Metropolitano.
01/06/2019 21:59-Tifozët e Liverpoolit u argëtuan me këngën e Dua Lipës
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, ata shihen duke u argëtuar me hitin e Dua Lipës, “One Kiss”.
01/06/2019 21:55-Momenti më i bukur nga pjesa e parë
Femra me bikini merr vëmendjen pasi ndërpreu ndeshjen finale Tottenham-Liverpool, për fotografi tjera kliko KËTU

01/06/2019 21:53-Statistikat pas pjesës së parë, Tottenham 0-1 Liverpool
Tottenham Hotspur |
Liverpool |
| Posedimi i topit 61% | 39% Posedimi i topit |
| Saktësia e pasimeve 80% | 66% Saktësia e pasimeve |
| Gjuajtje nga këndi 2 | 6 Gjuajtje nga këndi |
| Sulme të rrezikshme 12 | 21 Sulme të rrezikshme |
| Tentime të përgjithshme 2 | 8 Tentime të përgjithshme |
| Në kuadrat të portës 0 | 2 Në kuadrat të portës |
| Jashtë kuadratit të portës 2 | 3 Jashtë kuadratit të portës |
| Bllokime 0 | 3 Bllokime |
| Kartonë të verdhë 0 | 0 Kartonë të verdhë |
| Kartonë të kuq 0 | 0 Kartonë të kuq |
01/06/2019 21:37-Statistikat pas 30 minutave të para
Tottenham Hotspur
Posedimi i topit: 61%
Saktësia e pasimeve: 80%
Gjuajtje nga këndi: 1
Sulme të rrezikshme: 8
Tentime të përgjithshme: 1
Në kuadrat të portës: 0
Jashtë kuadratit të portës: 1
Bllokime: 0
Kartonë të verdhë: 0
Kartonë të kuq: 0
Liverpool
Posedimi i topit: 38%
Saktësia e pasimeve: 64%
Gjuajtje nga këndi: 3
Sulme të rrezikshme: 14
Tentime të përgjithshme: 4
Në kuadrat të portës: 1
Jashtë kuadratit të portës: 2
Bllokime: 1
Kartonë të verdhë: 0
Kartonë të kuq: 0
01/06/2019 21:33-Goli në fillim të ndeshjes i vendosi tri statistika brilante për Salahun
Liverpooli është duke udhëhequr 1-0 ndaj Tottenham Hotspurit në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Wanda Metropolitano.
01/06/2019 21:24-Statistikat pas 20 minutave të para
Tottenham Hotspur Liverpool

01/06/2019 21:21-Julio Cesar ishte portieri i fundit brazilian në finale dhe që mbajti portën e paprekur, Alisson synon ta arrij rekordin e bashkëkombësit
Alisson Becker synon të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Ligës së Kampionëve dhe ta arrij rekordin e bashkëkombësit Julio Cesar.
01/06/2019 21:12
10' Vazhdon epërsia e Liverpoolit me golin e Mohamed Salah nga pika e bardhë.

01/06/2019 21:04-Salah shënon nga pika e bardhë
Ka nisur në mënyrë të zjarrtë finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit.
Mohamed Salah e zhbllokoi rezultatin nga penalltia (2').
https://twitter.com/Lavie2reve/status/1134898692434137088
01/06/2019 21:03-Penallti për Liverpoolin
1' Penallti për Liverpoolin. Sissoko e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.
01/06/2019 21:01-Një minutë heshtje për nder të Reyes
Finalja e Ligës së Kampionëve ka filluar me një minutë heshtje për të nderuar Jose Antonio Reyes, i cili humbi jetën të shtunën në një aksident komunikacioni.

01/06/2019 20:55-Skuadrat po zbresin në fushë
Do të jetë Tottenhami apo Liverpooli?
Dy skuadrat e kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe vetëm njëra do ta fitojë.
Lojtarët janë në fushë!

01/06/2019 20:53
Hugo Lloris mund t'u bashkohet tetë lojtarëve francezë që e kanë fituar edhe Kupën e Botës edhe Ligën e Kampionëve: Bixente Lizarazu, Christian Karembeu, Didier Deschamps, Fabien Barthez, Marcel Desailly, Raphaël Varane, Thierry Henry dhe Zinedine Zidane.
01/06/2019 20:48-Gjithçka gati për finalen e madhe
Stadiumi Wanda Metropolitano është mbushur, të gjithë presin daljen e futbollistëve në fushë.
Para se të ndodhë kjo, është ceremonia hapëse nga grupoi Imagine Dragons.

01/06/2019 20:05
Harry Kane ka thënë për BT Sport se nyja e tij është në rregull dhe i ka paralajmëruar bashkëlojtarët se ndoshta nuk do të kenë një shans tjetër për ta fituar Ligën e Kampionëve, prandaj duhet ta fitojnë ndeshjen.

01/06/2019 20:02
Me Harry Kane dhe Harry Winks nga minuta, të cilët kanë pasur probleme me lëndime, Mauricio Pochettino e bën të qartë se do të kërkojë shumë në këtë finale, gjë që siguron se do të ketë spektakël.

01/06/2019 19:59
Një aeroplan me 200 tifozë të Tottenhamit pritet të aterrojë në Madrid rreth 47 minuta para se të fillojë ndeshja, ashtu që ata mund ta humbin finalen e madhe të skuadrës së tyre të zemrës.

01/06/2019 19:57-Mourinho parashikon se cilët do të jenë dy lojtarët vendimtarë
Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka parashikuar se cilët lojtarë do ta vendosin finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.
01/06/2019 19:50-FORMACIONET ZYRTARE
Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris (C), Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Son, Kane.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Mane, Firmino.
01/06/2019 19:45
Lojtarët e Tottenhamit kanë dalë në nxehje përreth fushës, në përpjekje që të familjarizohen me ambientin. Mirëpo, brenda Wanda Metropolitanos ka vetëm disa mijëra tifozë, padyshim se çdo ulëse do të plotësohet pa filluar ndeshja.

01/06/2019 19:40
Triumfi në Madrid do t'ia siguronte Liverpoolit trofeun e gjashtë në garën e madhe evropiane, duke e pozicionuar në vend të tretë, prapa Milanit (shtatë) dhe Real Madridit (13).
01/06/2019 19:38
Kjo është finalja e parë evropiane e Tottenhamit që nga viti 1984 kur luajti në finale të Kupës UEFA (tash Liga e Evropës). Spursat duan të bëhen skuadra e tretë angleze që i fiton të tria kupat e rëndësishme evropiane (Kupën e Fituesve të Kupave, Kupën UEFA dhe Ligën e Kampionëve).
01/06/2019 19:35
Klopp është trajneri i parë që e dërgon një klub anglez në tri finale evropiane në tri sezonet e para.
01/06/2019 19:27
Sadio Mane mundtë bëhet lojtari i parë që shënon në dy finale evropiane radhazi që nga koha e Franz Roth me Bayern Munichun, në vitet 1975 dhe 1976.

01/06/2019 19:09
01/06/2019 19:02-Gafa e Carragher në transmetim direkt
Jamie Carragher ka bërë një gafë në një transmetim direkt, gjersa po analizonte përballjen në mes të Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit në kuadër të finales së Ligës Kampionëve.
Spurs dhe The Reds do të përballen sonte nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano, për ta përcaktuar fituesin e trofeut më të çmuar në Evropë për klube.
Skuadra e Jurgen Kloppit nuk ka fituar trofe evropian që nga viti 2005, duke e mposhtur në finale Milanin, ndërsa Tottenhami është për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve, gjersa kërkon të shkruajë histori.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit që aktualisht punon në televizionin e Norvegjisë, Viasport, ka bërë një gafë në transmetimi të drejtpërdrejt, pasi që tha se ai ishte i përgjumur. Mirëpo, prezantuesi i Viasport, Jan Age Fjortoft, nuk kishte mundur të ndalej së qeshuri, duke i përkujtuar se ata ishin direkt.
“Gjëja e mirë është Jamie se ti nuk mund ta mbash në mend humbjen që pësuat në vitin 2007”, i tha Fjortoft, ndërsa legjendës së Liverpolit i bije mikrofoni në tokë.
“A jemi direkt? A jemi direkt?”, ka pyetur Jamei Carragher. “Po jemi direkt, jemi direkt”, ka thënë prezantuesi i Viasport duke qeshur.
“A je i etur, pasi që po shikon në telefonin tuaj”, i thotë Fjortoft. “Të them i përgjumur”, i ka kthyer Carragher.
“Në rregull gjumash, ku ishe mbrëmjen e kaluar”, e ka pyetur prezantuesi i Viasport. “Jo, aspak”, ka reaguar çuditshëm legjenda e Liverpoolit.
01/06/2019 18:53-Mediat angleze raportojnë se policia spanjolle i ka sulmuar tifozët e Tottenhamit
Të premten mbrëma janë parë disa skena të pahijshme në Madrid, pasi mësohet se 50 tifozë të Tottenham Hotspurit janë sulmuar nga policia e Spanjës para finales së Ligës së Kampionëve.
01/06/2019 18:07-Shaqiri falënderon të gjithë për përkrahjen në postimin e fotografisë së fundit në rrjetet sociale
Xherdan Shaqiri ka bërë postimin e fundit në rrjetet sociale para finales së Ligës së Kampionëve.
Liverpooli dhe Tottenham Hotspur do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19.
01/06/2019 17:54-Tifozët e Liverpoolit fotografohen me personin që i ngjan Kloppit
Një person që i ngjan Jurgen Kloppit është bërë i popullarizuar në Madrid, ndërsa tifozët e Liverpoolit kanë bërë fotografi me të.
01/06/2019 17:52
Kjo është finalja e pestë evropiane për Tottenham Hotspur (Kupa e Fituesve të Kupave 1963, Kupa UEFA 1972, 1974 dhe 1984).
01/06/2019 17:18
Kjo është finalja e tretë e madhe e Jurgen Kloppit me Liverpoolin - vetëm Bob Paisley (katër) ka luajtur në më shumë finale me këtë klub.

01/06/2019 17:15-Policia e Madridit kap grupin e organizuar kriminal – shtireshin si pjesëtarë të sigurimit, shitnin bileta fals dhe vidhnin bileta të finales së LK
Policia në Madrid ka kapur pajisje nga ajo që ata po e quajnë “një bandë e organizuar e imituesve të stafit të sigurimit” përpara nisjes së Ligës së Kampionëve.
LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>
01/06/2019 17:10-Jessie J tifoze e Tottenhamit
Finalja e Ligës së Kampionëve padyshim se ndiqet edhe nga yjet e mëdha të skenës botërore. Në mesin e tyre është edhe këngëtarja angleze, Jessie J.

01/06/2019 16:56
Mauricio Pochettino mund të bëhet trajneri i tretë argjentinas që e ngre trofeun, pas Luis Carniglia (dy herë me Real Madridin) dhe Helenio Herrera (dy herë me Interin).

01/06/2019 16:49
Rreth 20.000 tifozë e kënduan himnin e njohur të Liverpoolit, "You’ll Never Walk Alone", në sheshin e Madridit.
https://twitter.com/ellemayrice/status/1134802936285007873
https://twitter.com/ellemayrice/status/1134812238093717504
01/06/2019 16:46-UEFA aprovon kërkesën e Pochettinos që e gjithë skuadra të fotografohet para finales ndaj Liverpoolit
UEFA ka konfirmuar se kërkesa e Mauricio Pochettinos që të gjithë lojtarët të fotografohen para se të fillojë finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, do të lejohet.
01/06/2019 16:43-UEFA konfirmon, do të mbahet një minutë heshtje para nisjes së finales në Ligën e Kampionëve
Do të mbahet një minutë heshtje para fillimit të finales në Ligën e Kampionëve të edicionit 2018/19.
Përballja angleze në Madrid do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të vdekjes së futbollistit të njohur, Jose Antonio Reyes.
01/06/2019 16:42
Son Heung-min është lojtari aziatik me më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve (12).

01/06/2019 16:37-Invadimi i tifozëve në Madrid
Tifozët e Tottenhamit dhe Liverpoolit po kujdesen për një atmosferë mahnitëse në Madrid para finales së Ligës së Kampionëve.
01/06/2019 16:09
Njëherësh, Spursat do të bashkoheshin me Juventusin, Ajaxin, Bayern Munichun, Chelsean dhe Manchester Unitedin, në listën e klubeve që i kanë fituar tri garat e mëdha evropiane - Kupën UEFA (tash Liga e Evropës), Kupën e Fituesve të Kupave (që është shuar) dhe Ligën e Kampionëve.
01/06/2019 16:01
Wanda Metropolitano është stadiumi i 31-të që është nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa është hera e pestë që në Madrid mbahet finalja. Katër herët e kaluara është zhvilluar në Santiago Bernabeu. (Rekordin e mban Wembley me shtatë finale të zhvilluara).

01/06/2019 15:48
Liverpooli e ka humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit ndaj Tottenhamit (në tetor të vitit 2017).
01/06/2019 15:41-Vlera e dy skuadrave finaliste në tregun e transferimeve
Të dyja klubet kanë në skuadrat e tyre lojtarë cilësorë, por cila është vlera e ekipeve të Tottenhamit dhe Liverpoolit në treg? Këto të dhëna i jep Transfermarkt.
01/06/2019 15:29-Testoni njohuritë tuaja
01/06/2019 15:12
Andrew Robertson pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të Ligës Premier, mirëpo është rikuperuar dhe i është dhënë drita e gjelbër për të luajtur.

01/06/2019 15:09
Liverpooli nuk do ta ketë në dispozicion Naby Keitan e lënduar, por Roberto Firmino pritet ta nisë ndeshjen nga fillimi.

01/06/2019 15:03
Dele Alli, Jan Vertonghen dhe Danny Rose që të tre janë në gjendje për lojë, përkundër lëndimeve që i kanë pasur së fundmi.
01/06/2019 15:00-Situata e Harry Kane
Harry Kane është çështja e vetme me të cilën ka telashe Tottenhami, duke qenë se sulmuesi anglez ka pasur probleme me lëndimin e nyjës.
Kapiteni i Anglisë është i gatshëm për të luajtur, mirëpo Pochettino është ai që do të vendosë nëse do ta inkuadrojë nga minuta e parë, gjatë lojës apo nuk do të rrezikojë aspak.

01/06/2019 14:57-Formacionet e mundshme
Tottenham Hotspur: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Wanyama, Alli, Eriksen, Son, Moura.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Mane, Salah, Firmino.
01/06/2019 14:21-Statistika krahasuese të të gjitha garave mes Pochettinos së Tottenhamit dhe Kloppit të Liverpoolit
Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë edhe një ballafaqim mes dy trajnerëve – Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino.
01/06/2019 14:19
Për arsye sigurie, kapaciteti i Wanda Metropolitanos është zvogëluar nga 68.000 në 63.000 për këtë ndeshje.
01/06/2019 14:13-Madridi është pushtuar nga tifozët e futbollit
Atmosferë mbresëlënëse mbretëron në Madrid, ku janë mbledhur fansat e futbollit para finales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpool.
https://twitter.com/StanleyHouseLFC/status/1134770808939843584
01/06/2019 13:52
Kjo është finalja e nëntë e Liverpoolit, ndërkohë që në më shumë finale kanë luajtur Real Madridi (16), Milani (11) dhe Bayern Munichu (10).
01/06/2019 13:42
Liverpooli është klubi i parë anglez që luan në dy finale radhazi në Ligën e Kampionëve që nga Manchester Unitedi (2008 dhe 2009).

01/06/2019 13:24
Kjo është vetëm finalja e dytë e Ligës së Kampionëve në të cilën luajnë dy klube angleze (që nga Manchester United - Chelsea në vitin 2008), si dhe finalja e tretë në garat evropiane ku luajnë dy klube angleze (duke përfshirë edhe finalen e Kupës UEFA e vitit 1972 ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Wolverhampton Wandereres).

01/06/2019 13:21
Në ndërkohë, bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur, pasi ish-futbollisti i Sevillas, Arsenalit, Real Madridit dhe Atletico Madridit, Jose Antonio Reyes, e ka humbur jetën në moshë 35 vjeçare në një aksident komunikacioni.

01/06/2019 13:14
Liverpooli është në kërkim të trofeut të gjashtë në garën më të madhe evropiane për klube. Vetëm Real Madridi (13) dhe Milani (shtatë) e kanë fituar më shumë. Në të gjitha finalet e fituara, kundërshtari i tyre ka luajtur me të bardha.

01/06/2019 12:55-Fakte interesante rreth ballafaqimeve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit
Fakte interesante rreth Tottenham Hotspurs dhe Liverpoolit
Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve.
Tottenham Hotspurs dhe Liverpooli do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano të Madridit.
The Reds do të mundohen që ta fitojnë për të gjashtën herë këtë garë prestigjioze gjersa për londinezët kjo është finalja e parë në histori të klubit.
01/06/2019 12:25-Statistika, analizë dhe parashikim: Tottenham – Liverpool
Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve.
Totenham Hotspurs dhe Liverpoolin do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano.
Lajme rreth ekipeve, fakte dhe analizë e thuktë si dhe në fund - parashikimi i rezultatit.
01/06/2019 12:20-Finalja e Ligës së Kampionëve: Sot janë planifikuar 1,744 fluturime drejt aeroportit Barajas të Madridit
Detaje të reja të një pushtimi të paprecedent të Madridit me rastin e finales së Ligës së Kampionëve. Sot janë planifikuar 1,744 fluturime për në Aeroportin Barajas! Vetëm nga Liverpooli janë nisur 28 aeroplanë.
https://twitter.com/aeropuertoMAD/status/1133349288522715137
01/06/2019 12:15-Wanda Metropolitano, stadiumi mbresëlënës dhe me fushë speciale në finalen e Ligës së Kampionëve
Stadiumi quhet Wanda sipas kompanisë kineze që u bë aksionare dhe bëri të mundur ndërtimin.
Por, tifozët nuk preferojnë ta thërrasin kështu stadiumin, duke preferuar ta përdorin vetëm gjysmën e dytë të emrit: Metropolitano, si toka – rrugë shumë e largët – që ata e pushtuan përpara duke shkuar në Vicente Calderon.
Një stadium pa dyshim që doli të mos jetë i lirë. Atletico u përpoq shumë të krijonte një ndjenjë të historisë, komunitetit dhe vazhdimësisë kur erdhën në shtator të vitit 2017 – stacioni i metrosë është zbukuruar me imazhet e bardhezi si shtëpia e tyre e mëparshme.
01/06/2019 12:01-Policia spanjolle rrah fansat e Tottenhamit
Fansat e Tottenham Hotspurs kanë publikuar një video të bërë gjatë mbrëmjes së kaluar në Madrid.
Sipas tyre, policia spanjolle ka rrahur rreth 50 tifozë të Spursave pa ndonjë arsye. Shumë prej tyre janë lënduar.
https://twitter.com/Coys_News/status/1134551768581509121
01/06/2019 11:50-Chelsea, skuadra e fundit që e fitoi për herë të parë Ligën e Kampionëve: A do t'ia arrij qëllimit edhe Tottenhami?

Në rast se shpallet kampion, Tottenham Hotspurs do të jetë skuadra e 23-të e ndryshme që e ka fituar Ligën e Kampionëve. Skuadra e fundit që e ka fituar për herë të parë këtë garë prestigjioze evropiane për klube është Chelsea, e cila triumfoi në vitin 2012.
01/06/2019 11:34-Mbi 1,5 milion tifozë votojnë për formacionin e vitit në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Liverpoolit
Edicioni 2018/19 në Ligën e Kampionëve është drejt fundit, pasi ka mbetur të luhet vetëm edhe finalja e madhe.
Dy skuadrat angleze Tottenham Hotspur dhe Liverpool do të përballen në finalen e Madridit me shpresën për ta fituar trofeun më të çmuar evropian për klube.
Finalisti i sivjetmë Liverpool përfaqësohet me më së shumti futbollistë, ku në formacion janë gjashtë prej tyre.
01/06/2019 11:15-Pochettino mund të bëhet trajneri i tretë argjentinas që e ka fituar Ligën e Kampionëve
Mauricio Pochettino mund të bëhet trajneri i tretë argjentinas që ka fituar Ligën e Kampionëve. Para tij një gjë të tillë e kanë arritur Luis Carniglia (dy herë me Real Madridin) dhe Helenio Herrera (dy herë me Interin).
01/06/2019 10:40-Siguri maksimale në Madrid
Sot Madridi është qytet më i blinduar se kurrë. Ministria e Mbrojtjes së Spanjës ka angazhuar 4700 trupa policore, të cilat do të përkujdesen që sa i përket sigurisë, çdo gjë të jetë në nivel. Kryeqyteti spanjoll pret rreth 90 mijë tifozë anglezë.
01/06/2019 10:26-Notat e lojtarëve deri në finalen e Ligës së Evropës, më i mirë dhe më i dobëti te londinezët
Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve.
Totenham Hotspurs dhe Liverpoolin do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano.

Tashmë janë publikuar notat e lojtarëve përgjatë tërë edicionit të këtij viti të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Lojtari më i vlerësuar dhe me notën më të lartë është në radhët e ekipit londinez, ku gjithashtu edhe futbollisti me notën më të ulët është në radhët e “Gjelave”.
01/06/2019 10:07-Sadio Mane në ndjekje të rekordit te Liverpooli

Sadio Mane po kërkon të bëhet vetëm lojtari i dytë i Liverpoolit (pas Phil Neal) që ka shënuar në dy finalet e Kupave Evropiane dhe lojtari i tetë që ka shënuar më shumë se një - të tjerët janë Gareth Bale, Samuel Eto'o, Lionel Messi, Sergio Ramos , Raul, Mario Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo.
01/06/2019 09:49-Klopp më i suksesshëm se Pochettino
Vetëm Jurgen Klopp, Bob Paisley, Don Revie, Bill Nicholson, Sir Alex Ferguson dhe Rafael Benitez kanë arritur tri ose më shumë finale evropiane me klubet angleze. Mauricio Pochettino është hera e parë në karrierë që arrin në një finale të garave evropiane.
01/06/2019 09:20-Arrestohen pesë fansa të Tottenhamit
Probleme në qytetin e Madridit. Rreth pesë fansa të Tottenham Spurs raportohet se janë arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi shkaktuan probleme në kafe baret e kryeqytetin spanjoll.
01/06/2019 08:40-Stadiumi Wanda Metropolitano
Wanda Metropolitano është stadiumi i 31-të që pret një finale të Ligës së Kampionëve. Qyteti i Madridit është nikoqir për herë të pestë i ndeshjes kryesore të kësaj gare, ku në katër herë të tjera, finalja është luajtur në Santiago Bernabeu.
Wembley është stadiumi që ka pritur më së shumti finale - shtatë herë.
01/06/2019 08:20-Nga sonte, Anglia do ta lë pas Italinë me tituj të Ligës së Kampionëve
Kushdo që e fiton këtë ndeshje, Anglia do të siguron trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve. Në këtë mënyrë klubet angleze i lënë pas italianët me 12 sosh. Spanja është në vendin e parë me 18 sosh.
01/06/2019 08:09-Lojtarët kryesor të ekipeve
Christian Eriksen asistoi në golat e dy ndeshjeve të fundit mes këtyre dyja ekipeve
Sadio Mane ka realizuar gol në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit kundër Spursave.
01/06/2019 06:35-Kualifikimi në finale i Liverpoolit
Liverpooli bëri një rikthim sensacional në gjysmëfinale kundër Barcelonës.
Redsat kishin humbur me rezultat 3-0 në Camp Nou, mirëpo fituan 4-0 në Anfield, për t'u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm prej 4-3.
01/06/2019 06:12
Tottenham Hotspur pësoi me rezultat 0-1 në Londër nga Ajaxi dhe pranoi dy gola në pjesën e parë në Amsterdam.
Mirëpo, me një rikthim të jashtëzakonshëm në gjysmën e dytë, realizoi tri herë dhe u kualifikua në finale falë golit në terren mysafir.
01/06/2019 05:46-Momenti historik i Tottenhamit
Mauricio Pochettino çmohet nga të gjithë, pasi gjithmonë ka bërë lojë të mirë me Tottenhamin, përkundër se nuk ka arritur të fitojë trofe.
Arritja më e madhe ka qenë finalja e Kupës së Ligës, ndërsa këtë edicion e ka bërë kualifikimin historik të Spursave në finale të Ligës së Kampionëve.
01/06/2019 05:04-Loja e Liverpoolit është pëlqyer, por trofetë kanë munguar
Që nga arritja e Jurgen Klopp (në vitin 2015), loja e Liverpoolit është vlerësuar, por kanë munguar trofetë.
Tri finale të humbura (në Kupën e Ligës, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve), si edhe humbja e titullit në Ligën Premier, tregojnë që Liverpooli ka arritur shumë pranë, por ka dështuar në fund.
01/06/2019 04:38-Renditja e dy skuadrave në Ligën Premier
Në sezonin 2018/2019, Liverpooli përfundoi në vend të dytë në tabelë më vetëm një pikë më pak se kampioni Manchester City.
Tottenham Hotspur zuri vendin e katërt (siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve) me 26 pikë prapa Redsave.
01/06/2019 03:55-Atmosferë e zjarrtë nga tifozët
Tifozët që kanë arritur para finales së madhe janë kujdesur për "ta ndezur" Madridin.
01/06/2019 03:30-Tetë paraqitjet më të mira individuale në historinë e Ligës së Kampionëve
Disa lojtarë janë të lindur vetëm për të shkëlqyer në finale të madhe, aty ku është vëmendja më e madhe, sidomos në Ligën e Kampionëve.
Ne kemi parë disa paraqitje të shkëlqyera ekipore, por nganjëherë ka kur lojtar me paraqitjen e tij e merr vëmendjen kryesore.
01/06/2019 02:15
Kapaciteti i stadiumit Wanda Metropolitano është 68.000 ulëse, ndërsa tifozët e dy skuadrave do t'i ndajnë 33.226 bileta.
Ndërsa shumë të tjerë kanë udhëtuar me shpresën se do të gjejnë ndonjë biletë ose od të përfitojnë nga rasti.
01/06/2019 01:28
E vetmja finale e Ligës së Kampionëve në të kaluarën kur janë përfshirë dy skuadra nga Liga Premier, ka ndodhur në vitin 2008, kur Manchester Unitedi fitoi ndaj Chelseat pas penalltive.
01/06/2019 01:28-Finalja e dytë angleze në garat evropiane
Kjo është finalja e dytë angleze në sezonin 2018/2019 në garat evropiane.
Pas fitores së Chelseat në Baku (4-1) kundër Arsenalit të mërkurën në finalen e Ligës së Evropës, sot (1 qershor) përballen Tottenhami dhe Liverpooli në finalen e Ligës së Kampionëve.
01/06/2019 01:03-Cana përqafohet me mikun e tij të vjetër Pochetino, por dëshiron që Ligën e Kampionëve ta fitojë Shaqiri
Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ndodhet në Madrid për ta ndjekur nga afër finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.

01/06/2019 01:01-Lojtarët që mund ta vendosin finalen e Ligës së Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve po afrohet me shpejtësi dhe tifozë e futbollit në të gjithë botën presin me padurim që Tottenham të përballet me Liverpoolin në Wanda Metropolitano më 1 qershor.
Të dy palët do të futen në ndeshje për të arritur te trofeu me lojtarët kryesorë që i kanë në dispozicion.
01/06/2019 00:59-Agim Ademi i ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve
Në kryeqytetin spanjoll në mesin e mysafirëve të shumtë të UEFA-s është edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili do ta ndjekë nga afër këtë finale të madhe, së bashku me homologët e tij nga federatat e tjera anëtare të UEFA-s, por edhe personalitete tjera të shquara të futbollit.

01/06/2019 00:57-Kloop: Kam humbur gjashtë finale, por kjo është ndryshe
Përtej futbollit të bukur, Jurgen Klopp njihet edhe si një “humbës i madh” i finaleve, pasi ka dështuar në plot gjashtë raste.
“Kam humbur gjashtë finale në karrierën time dhe po të dija motivin, do të ishte një problem për të gjithë kundërshtarët e mi”...
01/06/2019 00:54-Mauricio Pochettino: Nuk e kam vendosur formacionin, Liverpooli shumë i fortë, Klopp trajner fantastik
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
01/06/2019 00:53-Shaqiri: Liverpooli e meriton trofeun e Ligës së Kampionëve, do ta fitojmë për Kloppin dhe tifozët
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka thënë se Liverpooli po synon të fitojë Ligën e Kampionëve për Jurgen Kloppin përpara finales kundër Tottenhamit këtë fundjavë.
01/06/2019 00:51-Fenomeni Ronaldo mbështet Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve
Legjenda braziliane, Luis Nazario da Lima Ronaldo do të jetë një tifozë i Liverpoolit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenah Hotspur.
01/06/2019 00:49-Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe shënuesit në finale
Super-kompjuteri i SportNation.Bet ka parashikuar Liverpoolin si fitues të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve kur ata përballen me Tottenham Hotspur në finalen e këtij viti.


























