LAJMI I FUNDIT:

Lituania kërkoi që shtetet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, t’ju vendosen atyre të njëjtat – reagon Serbia

Lituania kërkoi që shtetet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, t’ju vendosen atyre të njëjtat – reagon Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vlerësuar sot se “kërcënimet” e ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Gabriel Landsbergis, që tha se vendet që nuk i vënë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të mund vet të sanksionoheshin “duke i cilësuar si budallallëqe”.

“Budallallëqe, pasi që ministria lituaneze po harron që serbët nuk sulmojnë miqtë dhe nuk duan të shantazhohen, pasi as Bashkimi Evropian nuk i ka vënë sanksionet gazit e naftës ruse”, ka thënë Vulin, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se nëse “kërcënimet” lituaneze janë gjuha e Bashkimit Evropian, atëherë anëtarësimi i Serbisë në BE është “akoma më larg sesa që ka menduar të jetë”.


“Ministri lituanez i Punëve të Jashtme do të dëshironte që Serbinë ta mbajë peng dhe ta detyrojë që luftërat e huaja t’i konsideroj si të saj. Serbia zgjedh vet miqtë e saj”, shtoi Vulin që konsiderohet si njeri shumë i afërt i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, ka deklaruar se vendet që po ndihmojnë Rusinë në tejkalimin e sanksioneve, do të duhej “që t’ju bëhet me dije se ato sanksione mund t’ju vihen atyre”.

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe i dyti në Evropë pas Bjellorusisë, dy shtete këto që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori