LAJMI I FUNDIT:

Lituanezët mblodhën para për një dron Bayraktar për t’ia dhuruar Ukrainës – kur shkuan për ta blerë, u befasuan nga prodhuesi

Lituanezët mblodhën para për një dron Bayraktar për t’ia dhuruar Ukrainës – kur shkuan për ta blerë, u befasuan nga prodhuesi

Prodhuesi Baykar dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë do t’i dhurojnë Lituanisë një dron luftarak të avancuar TB2 Bayraktar për transferim në Ukrainë.

Një veprim i tillë vjen pasi lituanezët grumbulluan rreth 6 milionë euro për ta blerë atë, tha të enjten ministria e mbrojtjes e Lituanisë, përcjell Telegrafi.

Baykar do të dorëzojë dronin brenda disa javësh.


Bayraktar: 'I armatosur' me vetëm një kitarë, rrëfimi për njeriun që po ndihmon Ukrainën t'i rezistojë Rusisë
Lexo po ashtu Bayraktar: 'I armatosur' me vetëm një kitarë, rrëfimi për njeriun që po ndihmon Ukrainën t'i rezistojë Rusisë

Sipas ministrisë, e cila kishte thënë javën e kaluar se do të organizonte blerjen e fluturakes, do të “ngjyroset” me ngjyrat e flamurit lituanez dhe ukrainas.

“Ne erdhëm në Turqi për të rënë dakord për kushtet për blerjen e dronit, por ata përgatitën surprizën më të këndshme të mundshme për ne”, citohet të ketë thënë në një deklaratë zëvendësministri i Mbrojtjes, Vilius Semaska.

Baykar konfirmoi dhurimin e tij në një postim në Twitter që përfshinte fotografi të Semaska-s me një dron në ambientet e kompanisë.

“Populli i Lituanisë ka mbledhur fonde për të blerë një Bayraktar TB2 për Ukrainën. Pasi mësoi këtë, Baykar vendosi t’i dhurojë Lituanisë një Bayraktar TB2 pa pagesë dhe kërkon që ato fonde të shkojnë në Ukrainë për ndihmë humanitare”, ka thënë kompania.

Në luftën e Ukrainës u dëshmuan si armë efikase, djali i themeluesit të kompanisë turke thotë se tani po i kërkon tërë bota dronët Bayraktar
Lexo po ashtu Në luftën e Ukrainës u dëshmuan si armë efikase, djali i themeluesit të kompanisë turke thotë se tani po i kërkon tërë bota dronët Bayraktar

Ndryshe, qindra njerëz u angazhuan për të blerë dronin për Ukrainën si një shfaqje solidariteti në luftën e saj kundër Rusisë, e cila dikur sundonte gjithashtu Lituaninë.

Një total prej 5.9 milionë eurosh (6.2 milionë dollarë) u mblodhën në vetëm pesë ditë e gjysmë, kryesisht në donacione të vogla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori