Lista Serbe i reagon Tomë Gashit: Ke fyer popullin serb, kërko falje (Video)

Lista Serbe ka lëshuar një deklaratë ku dënon fjalët me të cilat avokati Tomë Gashi, u është adresuar serbëve në Info Magazine të Klan Kosovës të enjten.
Gashi i ka quajtur serbët “shkije”, një term që merret si ofendues.
Lista Serbe i ka kërkuar Gashit që të kërkojë falje.
“Gashi, si një njeri i arsimuar dhe një avokat, ju duhet të dini se çfarë pasoja mund të shkaktojnë këto deklarata të turpshme”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, njofton Klan Kosova.
“Ky është fjalim i pastër i urrejtjes me qëllim për të provokuar serbët gjatë një prej festave tona më të shenjta. Në emër të popullit serb në Kosovë kërkojmë një falje publike”.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































