LAJMI I FUNDIT:

Lista për trillime

Autokraci të pastër prodhuan listat e partive të mëdha në zgjedhjet shqiptare. Athua kjo formë e përpilimit të listave zgjedhore mund të shitet në tregun politik evropian si e arritur demokratike?! Një vend anëtar i NATO-s a meriton një trajtim të tillë nga forcat e mëdha politike të cilët prodhuan lista besnike shefash partie lëre ose merre. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për shtetin shqiptar – z. Berisha dhe z. Rama kanë për detyrë që të shikojnë përtej logjikës së bekimit të listave të tyre partiake që zgjedhjet me 28 qershor të jenë korrekte dhe të suksesshme. A mund të dalin ata nga bataku i tyre politik? Pyetje që do të merr përgjigje në mbrëmjen e 28 qershorit…

Gjithmonë dhe gjithkund anembanë trojeve etnike shqiptare është bërë modë që partitë të flasin për ndryshimin, demokracinë, hallet e popullit, kthimin e shpresës, ekonominë. Të gjitha problemet që realisht në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë ekzistojnë në përditshmërinë e tyre me halle shumë.


A ka moment më të mirë për reflektimin dhe shikim në pasqyrën e realitetit dhe të historisë së tranzicionit se sa momenti i përpilimit të listave kandiduese për zgjedhjet e 28 qershorit nga dy forcat më të madhe politike në Shqipëri. Çka është politika dhe partia në kuptimin pozitiv si koncept i një ideali demokratik që duhet të bartë në vete konceptin e shëndoshë dhe konkurrencën legale brenda konceptit dhe filozofisë politike të majtë dhe të djathtë, pak ka rëndësi ?!…

Demokraci shqiptare…

Miqve tanë shumë të dashurve miq për të cilët krahët e politikës tri herë në ditë bëjnë kryq e pesë here në ditë e falin namazin atyre “dritë shpirti u pastë” arritëm të u tregojmë në vend të një procesi demokratik autokraci të pastër “made in” dy krahët më të fuqishëm të politikës shqiptare.

Pyetje pa përgjigje është në kohën kur është dashur të ketë një bashkim për fitore se “Shqipëria po ndryshon” (pa pasur qëllim për të kontestuar të arriturat) përse është dashur të mallkohen Besnik Mustafaj, Preç Zogaj dhe Aleksandër Biberaj. Nga çfarë debati dhe transparence ka dalë kandidati i fituar i PD për Tiranën Aldo Bumçi dhe cila demokraci apo sistem e parathotë këtë fitore me këtë stil politik të Aldo Bumçit.

Cili ishte debati dhe sa kishin mundësi në vendimarrje degët e partive.Me c’farë vlerash dhe programi politik apo platforme elektorale për elektoratin e dashur dhe të brengosur po konkurrojnë të përzgjedhurit e kryetarit të Partisë demokratike z. Berisha. Kjo është autokraci e pastër… Në çka buron vullneti i popullit që të zgjedh figurat përfaqësuese kur ai duhet të zgjedh menynë e servir nga krahët e politikës me autokraci dhe vendime arbitrare politike që në fakt në të gjithë krahët e politikës është mish dhe lakra.

Bashkimi për trillim…

Në anën tjetër të rrugës politike gjendet kopja e zotit Berisha, kryetari i Partisë Socialiste “demokrati i madh” z. Edi Rama. Lista e tij nën siglën “Bashkimi për ndryshim” më tepër do ti shkonte për nder sigla “Bashkimi për trillim”, sepse pikërisht të njëjtët hapa dhe të njëjtën strategji me finesa të vogla frazeologjike e ka zgjedhur për hartimin e listës z. Rama.

Pyetja pa përgjigje është në kohën kur është dashur të ketë “Bashkim për ndryshim”, përse është dashur me çdo kusht të mallkohen deputetët që votuan presidentin Topi. Ata me vendimin e tyre sado “paradoksal” e shpëtuan vendin nga zgjedhjet e parakohshme dhe i dhanë vendit një president të matur i cili është zgjidhje e mirë edhe për socialistët dhe zotin Rama.

Edhe votuesit e majtë do të zgjedhin menynë autokratike të përzgjedhur deri në 5 minuta pa u bërë 24 nga zoti Rama, e cila është e njëjta gjellë me zotin Berisha mish dhe lakra. Mbase për ironi, zgjedhjet do t’i fitojë krahu politik që do të servir mish dhe lakrat më të shijshme, kushedi!…

Koha për këndellje…

Me këtë formë autokracie pa debatin elementar duke i servir kombit lista të gatshme merre ose lëre demokracia e venitur shqiptare ka rënë në fund të pusit. Edhe njëherë në pazarin e politikës të dy krahëve politik po shiten besnikëria verbale dhe biznesi politik.

Kur jemi tek ky i fundit, biznesi i lidhur me politikën në listën e zotit Rama tani banon një biznesmen i përkëdhelur nga tenderët që kontrollon Partia Socialiste z. Fidel Ylli , për ironi të historisë dhe fatkeqësisë së politikës shqiptare, nuk është kurrfarë befasie që të njëjtin në zgjedhjet e ardhme ta shohim në anën e kundërt të autokracisë politike.

A e meriton një vend anëtar i NATO-s të përpilojë lista sipas dëshirës së udhëheqësve, dhe askush të mos arrijë të konkurrojë pa bekimin e liderëve përkatës. Tekefundit edhe pse mund të duket paksa banale për këtë epokë të “lulëzimit” të madh, por, ku ndryshon kjo taktikë politike autokratike dhe përjashtuese edhe me diktaturën – apo thënë më saktë dhe më butë – a ka elemente të një diktature të maskuar nga të dy anët.?!…

Është koha e fundit për këndellje dhe dalje nga ky batak i tmerrshëm në të cilin ka degjeneruar politika shqiptare. Duhet thënë se merita politike dhe kontributi politik është një meritë vlerësuese në politikë, por në tragjikomedinë shqiptare më i denjë u llogarit të kandidoi nën siglën e PD z. Paulin Sterkaj se sa z. Aleksandër Biberaj apo z. Besnik Mustafaj që kanë një kontribut historik në PD dhe përfaqësojnë një mendim të emancipuar politik, por, megjithatë, kishin një gabim të kalkuluar në vend që të ecnin në këmbët e shefit ecnin në këmbë të veta.

E njëjta histeri dhe tallava politikë e përfshiu edhe kampin e z. Rama. Edhe atje që të jesh në listë për deputet duhej të ecje në këmbët e shefit sepse këmbët tua ti ka amputuar partia dhe politika…

29 qershor 2009…

Zgjohen herët në mëngjes shqiptarët e shkretë të shohin se kush do ti qeverisë me listën lëre ose merre për 4 vitet e ardhme. Si për ironi e shohin se vendin anëtar të NATO-s ende askush nuk e qeverisë. PD dhe PS në mesnatën e 28 qershorit e kanë shpallur fitoren që të dyja, por po presin që të dyja një fitore akoma më bindëse pasi të kenë marrë rezultatet edhe nga disa zona zgjedhore. Që të dy partitë kanë ankesa të mëdha se militantë partiakë nëpër zona zgjedhore kanë mbushur kutitë e votimit, numërojnë më pas zëdhënëset e të dy partive fshatra të humbura dhe qytete të mëdha që u bënë pre e hajnisë zgjedhore. Po ashtu kanë dyshime se varësisht ku ka qenë ndikimi më i madh me lloje të ndryshme të kartave të identitetit, votuesit e kanë keqpërdorur këtë situatë dhe kanë votuar në vende të ndryshme për njërën apo forcën tjetër politike.

Shqiptarët flenë në gjumë dhe më në fund e shohin se dikush megjithatë i paska fituar zgjedhjet. Flenë në gjumë dathë dhe qetë edhe ashtu pak gjë ndryshon në jetën e tyre dhe në politikën shqiptare. Më 30 qershor disa militantë partiakë të njërës forcë politike cilado qoftë, të dehur nga euforia e fitores nuk e kuptojnë se në vend të fitores përsëri kanë pirë pak më shumë se zakonisht dhe kanë vendnumëruar. Tmerrshëm kanë vendnumëruar dhe kanë përfunduar edhe një palë zgjedhje historike apo histerike?!…

Në trend

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

La Liga
Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

La Liga

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori