Lista e zezë amerikane “zgjon” institucionet e Maqedonisë për masa anti-korrupsioni
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, akuzoi Prokurorinë dhe Gjyqësorin për dështim në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe për ndikimet politike në punën e tyre.
Ai këto komente i bëri të mërkurën pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili të martën njoftoi vendimin për shpalljen “non grata” të Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës dhe anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Sipas njoftimit të DASH-it, Ramiz Merkos dhe familjes së tij u ndalohet hyrja në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm, “shpërdorim të fondeve dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatë.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë për Zërin e Amerikës se shpreson që ky vendim do të ndihmojë Qeverinë në Maqedoninë e Veriut që t’i vazhdojë përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.
Ndërsa koordinatori për Anti-korrupsionin në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, ka thënë se “vendimi u mor sepse sekretari i Shtetit kishte informacione të besueshme që sugjeronin se Merko ishte përfshirë në korrupsion madhor… bëhet fjalë për përvetësim fondesh dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore. Dhe, kështu, sipas ligjeve, kur sekretari arrin në këtë përfundim, përcaktimi i dikujt është ligjërisht i detyrueshëm”, ka thënë ai.
Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, nuk e ka komentuar ende vendimin e DASH-it, ndërsa nga BDI-ja reagimi i vetëm ishte nga ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili tha se “BDI-ja mbetet në qëndrimin mbi nevojën e vettingut në shtet nga niveli më i lartë e deri tek ai më i ulët”.
Kryeministri Kovaçevski tha se organet hetuese dhe gjyqësore maqedonase duhet të pyesin veten se si SHBA-ja ka siguruar informacione se kryetari i Strugës, Ramiz Merko, është i përfshirë në korrupsion të madh dhe ato nuk kanë arritur të marrin të dhëna të tilla në vitet e kaluara.
“Kjo edhe një herë konfirmon se sistemi ynë hetimor dhe gjyqësor ka nevojë për një rinovim të përgjithshëm, duke qenë se ne duam të jetojmë në një vend evropian”, tha Kovaçevski.
Ramiz Merko është në krye të Komunës së Strugës për 14 vjet me radhë, si kuadër i BDI-së që drejtohet nga Ali Ahmeti.
Deri në vitin 2003 kur u zgjodh në mandatin e parë si kryetar i Srugës, Merko kishte punuar në Agjencinë e Bujqësisë, ndërsa në biografinë e tij është evidentuar edhe si pronar i një barnatoreje bujqësore në Strugë.
Ai qenë në shënjestër të kritikave për shpërdorim të fondeve, në shumë raporte të Entit të Revizionit të Maqedonisë së Veriut, por organet e ndjekjes asnjëherë nuk kanë iniciuar hetime.
Vetëm gjatë vitit 2022, sipas raportit të revizionit, ai dyshohet se ka ndarë nga buxheti i komunës 80.000 euro për dhurata, dreka e darka.
Komisioni shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kishte iniciuar një procedurë kundër Merkos për shpërdorim të detyrës, në rastin e furnizimit të komunës me katër automjete në vlerë prej 114.000 eurove, prej të cilave, njëra për vetë Merkon, në vlerë prej 67.000 eurove, por hetimi kundër tij nuk është proceduar.
Kryetari i Komunës së Strugës dhe një bashkëpunëtor i tij i afërt dyshohen edhe për keqpërdorime në një Universitet privat në Strugë, në dhënien e shumë diplomave të fakultetit dhe të titujve tjerë, kryesisht personaliteteve të ndryshme publike brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut.
Djali i tij, Genc Merko është bashkëpronar i “Euro College Struga”, që është në zotërim të Universitetin Ndërkombëtar në po këtë qytet.
Inspektorët e arsimit para disa vitesh pohuan se institucioni punonte si “lavanderi diplomash” pasi studentët studionin pa dokumente të vërtetuara dhe se kishte edhe pedagogë që jepnin mësim pa diplomë, mes tyre edhe vetë kryetari i komunës, por hetime nga organet e ndjekjes nuk ka pasur.
I pyetur nëse Merko duhet të japë dorëheqje, kryeministri Kovaçevski tha se, “sa i përket aspektit juridik dhe etik lidhur me mandatin e kryetarit të Komunës së Strugës – të përgjigjet [ai]në këtë pyetje, sepse ai është zyrtar i zgjedhur nga qytetarët”.
Vendosja e tij në listën e zezë amerikane ka nxitur reagime të shumta.
“Besoj se Ramiz Merko si kryetar i Strugës dhe anëtar i kryesisë së BDI-së është momenti që të japë dorëheqje të parevokueshme, së paku për arsye morale, dhe të hapen hetimet për pretendimet e përfshirjes së tij në korrupsion dhe ndikime ndaj gjyqësorit, edhe pse vlerësoj se SHBA-ja nuk jep vlerësime të gabuara”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, parti kjo që është pjesë e Qeverisë maqedonase.
Lëvizja Besa, një tjetër parti shqiptare në opozitë, kërkon përgjegjësi jo vetëm nga Ramiz Merko, por edhe nga shumë zyrtarë të tjerë, të cilët sipas kësaj partie, janë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive.
“Besojmë fuqishëm se ky është vetëm fillimi i demaskimit të korrupsionit dhe funksionarëve të inkriminuar të BDI-së. Presim që kjo listë ditëve në vijim të plotësohet me funksionarë të tjerë, të cilët në emër të ‘investimeve’ kanë keqpërdorur dhe i keqpërdorin fondet vendore dhe të huaja”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
Në listën e zezë të SHBA-së ndodhen edhe personalitetet të tjera nga Maqedonia e Veriut, si ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, dhe tetë persona të tjerë.
Por, listës së zezë, pas Ramiz Merkos pritet t’i shtohen edhe persona të tjerë, bazuar në deklaratën e ambasadores amerikane, Angela Aggeler./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova