LAJMI I FUNDIT:

LisaRaye McCoy tregon krenarisht se i qëndroi larg operacioneve plastike: Unë jam një grua natyrale

LisaRaye McCoy tregon krenarisht se i qëndroi larg operacioneve plastike: Unë jam një grua natyrale

LisaRaye McCoy nuk ka qenë kurrë nën thikë, dhe ajo synon të vazhdoj kështu.

“Unë jam një grua natyrale”, tha aktorja 54-vjeçare e “Players Club” për Page Six Style. “Unë thjesht marr atë që më ka dhënë nëna natyrë dhe atë me të cilën më ka bekuar Zoti dhe vazhdoj me stilin tim të jetesës”.


Thënë kështu, ajo  nuk është kundër atyre që preferojnë një qasje më invazive.

“Ne e dimë se shkenca po evoluon dhe njerëzit po kujdesen për veten e tyre dhe po bëjnë një gjilpërë aty-këtu, dhe unë nuk po gjykoj. Nëse kjo është ajo që dëshironi të bëni, atëherë kjo është ajo që dëshironi të bëni”, tha McCoy.

“Por ajo që unë jam kundër është që vajzat e reja e bëjnë këtë, sepse ti nuk je ende e zhvilluar”.


Ylli i “Single Ladies” shpesh ndan video të stërvitjeve të saj rraskapitëse në mediat sociale dhe tha se lufta kundër procesit të plakjes është e kotë.

“Nuk mund ta ndalosh nënën natyrë; nuk e ndalon orën”, tha ajo. /Telegrafi/