LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjes

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjes

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën për lirim nga burgu të ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

Apeli ka pranuar kërkesën për liri pasi ka përfunduar dënimi i dhënë nga shkalla e parë.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga gjyqtarët, Florjan Kalaja kryesues, Igerta hysi anëtare dhe Dhimitar Lara anëtar.

Njoftimi:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T., me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kujtojmë që Tushe u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste dhe u dënua në korrik të vitit të kaluar me 2.4 vite burg.

Në anën tjetër SPAK kërkoi që ish-kryebashkiaku të dënohej me 3.6 vite burg si edhe dënim për mos ushtruar asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori