LAJMI I FUNDIT:

Lirije Hajrizi, shembull i suksesit në Agrikulturë (Video)

Lirije Hajrizi, shembull i suksesit në Agrikulturë (Video)

Filloi biznesin e saj me vetëm një kavanoz.

Përpunimi i produkteve, për të ishte më shumë se pasion, por asnjëherë nuk mendoi që një ditë puna e sa do të kalonte në tregjet ndërkombëtare.

Lirije Hajrizi, nga fshati Studime e Vushtrrisë, biznesin e saj me produkte bio shtëpiake, e ka filluar para 10 viteve.

Ajo ka thënë se tregu potencial është ai lokal, duke mos përjashtuar edhe atë regjional dhe ndërkombëtar.

“Kam filluar të merrem me këtë veprimtari, pasi shumica e produkteve të bulmetit në marketet tona janë më kemikale. Produkti ynë është natyral dhe përpunohet nga ne. Nuk është punë e vështirë pasi e bëjmë punën me vullnet”, thotë për RTV Dukagjinin Lirije Hajrizi.

Siç përcjell Telegrafi, ajo kavanozat e parë, i kishte shpërndarë vetëm për rrethin e ngushtë familjar.

Ndërsa, sot në hapësirën ku ajo punon, ishin të renditura me mijëra kavanoza të mbushura me lloje të ndryshme të perimeve e pemëve të kësaj stine. E që të gjitha, ishin të porositura nga klientët e saj.

“Produktet tona janë ajvari, turshia, reçelra të ndryshme. Ka rëndësi edhe koha si merr. Këtë vit koha nuk e ka favorizua specin, ndërsa kumbullat kanë qenë shumë mirë. Në përgjithësi jemi të kënaqur, kërkesat janë të mëdha pasi produktet janë bio dhe nuk kanë kemikale”, tha Lirije Hajrizi.

Sipas saj, të gjitha këto produkte janë bio, pa kimikale.

Lirije Hajrizi, ka thënë se do të vazhdojë ta zgjerojë tregun edhe më shumë, meqë kërkesat janë shumë të mëdha./Telegrafi/

“Vullneti i grave”, Lirije Hajrizi, shembull i suksesit në Agrikulturë

Përpunimi i produkteve, për të ishte më shumë se pasion, por asnjëherë nuk mendoi që një ditë puna e sa do të kalonte në tregjet ndërkombëtare.Lirije Hajrizi, nga fshati Studime e Vushtrrisë, biznesin e saj me produkte bio shtëpiake, e ka filluar para 10 viteve.

Publiée par RTV Dukagjini sur Vendredi 5 octobre 2018