LAJMI I FUNDIT:

Liridon Uruqit i vjen keq për vrasjen e Fatlind Arifit, kërkon të lirohet nga paraburgimi

Liridon Uruqit i vjen keq për vrasjen e Fatlind Arifit, kërkon të lirohet nga paraburgimi

“Më vie keq për ngjarjen”, kështu është shprehur para gjykatës Liridon Uruqi, i dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit, Fatlind Arifi, në Bresalc të Gjilanit.

I dyshuari i cili në përshkrimin e prokurorit publik ka të kaluar kriminale dhe është i dënuar për disa vepra penale në seancën e mbajtur sot para  gjykatës ka kërkuar që mos të paraburgoset.

“E mbështes kërkesën e avokatit tim”, ka deklaruar Uruqi, shkruhet në vendimin e siguruar në Kallxo.com deklaratë kjo që vinte pas propozimit të mbrojtjes që Uruqi të mbrohet në arrest shtëpiak.


Avokati në seancë ka pretenduar se vrasja e 22 vjeçarit ishte kryer nga pakujdesia përderisa prokurori ka numëruar disa vepra penale që Uruqi ishte i dënuar më parë. Gjykata ka listuar si dënime të Uruqit një dënim prej 1000euorsh e po ashtu një dënim prej 2 vite e 6 muaj burgim ndaj tij.

Të gjitha lajmet nga Liridon Uruqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liridon Uruqi

Gjykata në vendimin e saj nuk e ka quajtur veprën nga pakujdesia siç ka pretenduar mbrojtja por edhe  nuk ka dhënë një moti të qartë të ngjarjes.

Një muaj paraburgim për vrasjen e të riut në Bresalc të Gjilanit
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për vrasjen e të riut në Bresalc të Gjilanit

Në vendimin e siguruar përshkruhet se viktima ishte qëlluar nga 4-5 metra largësi ndërsa plumbi i shkrepur nga arma e tipit TT e ka përshkuar në të dyja anët zemrën e viktimës.

Fatlind Arifi u qëllua në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bresalc të Gjilanit. Personi i dyshuar për vrasjen sipas vendimit të gjykatës do qëndroi në paraburgim për 30 ditë ndërsa mbrojtja ka të drejtë ankese në gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Politikë
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori