Rikthimi i temës për mundësinë e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullim të veturave ka nxitur reagime nga ndërkombëtarët. Ndërsa njohës e çështjeve të sigurisë thonë se nëse ura hapej do të mund të kishte tensione, por sipas tyre, ato do të kontrolloheshin nga institucionet e sigurisë.
Mbi urën e lumit Ibër që simbolizon ndarjen e jugut dhe veriut të Mitrovicës njerëzit kalojnë lirshëm e pa pengesa.
Por kjo urë nuk mundëson edhe lëvizjen e veturave, andaj paralajmërimi i hapjes së plotë nuk u pëlqeu ndërkombëtarëve, të cilët tërthorazi lanë të kuptohet se pa një dakordim në dialogun e Brukselit mund të nxiteshin tensione.
Edhe në Kosovë dikush ashtu po thotë.
Hysen Gecaj, njohës i çështjeve të sigurisë vlerëson se hapja e asaj ure do të krijonte një krizë të re të sigurisë në veri.
“Tani se si do të manifestohet me aktivitete të ndryshme të dhunshme dhe sa do të jenë ato të dhunshme është çështje tjetër dhe e diskutueshme mirëpo se situata është tensionuar dhe mund të jetë edhe më e tensionuar sigurisht që po”, ka thënë njohësi i sigurisë Hysen Gecaj.
Qëndrim tjetër ka Drizan Shala, njohësi tjetër i kësaj fushe, i cili vlerëson se ky veprim nuk mund të shkaktonte trazira si në të kaluarën.
“Hapja e Urës se Ibrit apo urës historike që ka nda qytetin në dy pjesë padyshim në nivelin politik do të pasojë reagime të ashpra të cilat janë në vazhdën e përditshme të retorikës së faktorit ndërkombëtar, në aspektin e sigurisë dihet që me vendosjen e policisë dhe vendosjen e nivelit lokal gjërat kanë marrë trajektoren pozitive dhe nuk pres ndonjë incident që mund të përshkallëzoj situatën e sigurisë”, është shprehur Shala.
Për ta hapur këtë urë janë bërë shumë përpjekje, ndërsa në Bruksel janë arritur edhe marrëveshje, por pa sukses.
Në prill të 2023-s, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Veriore kishte marrë vendim për hapjen e urës. Zyrtarë të Qeverisë presin që deri në vjeshtë ky vendim të zbatohet./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025