“Ne jetojmë në kohë të trazuara dhe mendoj që dashuria kurrë nuk ka qenë më e nevojshme dhe e rëndësishme se sa sot.” Kështu flet Lira, të cilën e kemi intervistuar për të marrë më shumë informacione rreth akt’ivitet’it të saj dhe krijimtarisë së saj. Telegrafi Maqedoni ju sjell intervistën e realizuar me Lira Bojkun, shkrimtare e re nga Maqedonia.
1.”Këpucët e kuqe” është libri juaj, për çka flet dhe çfarë mesazhi jep?
“Këpucët e kuqe” në fakt është libri im i parë i botuar në vitin 2015, pas tij erdhi “Dashuria në lavatriçe” i botuar në vitin 2017, të dyja janë përmbledhje tregimesh me tematikë dashurie. Lexuesit e mij e dinë që unë shkruaj kryesisht prozë, pra tregimin e shkurtër por herë-herë edhe proza poetike e poezi. Në tregimet e mija është vetë jeta, pra janë pjesë mozaiku të realitetit që na rrethon, madje edhe si pjesë e përmbajtjes jetësore të gjithsecilit…nuk janë përjetimet e mija por janë rrëfimet e mija për ju, tregime që do ju bëjnë t’i ndjeni se ju takojnë juve…pasqyrojnë komplekset e jetës, nuancat e ndjenjave të njeriut…mbi të gjitha është beteja e dashurisë në të gjithë format, moshat e kohët… me gjithë ëmbëlsitë dhe pelinet. Ne jetojmë në kohë të trazuara dhe mendoj që dashuria kurrë nuk ka qenë më e nevojshme dhe e rëndësishme se sa sot.
2.Si ka shkuar procesi i njohjes për librin?
Unë nuk e dija se po shkruaja libër atëherë kur ulesha dhe shkruaja për vete e për shpirtin tim. Me kalimin e kohës një numër të madh tregimesh fillova t’i publikoj nëpër portale e revista letrare të ndryshme dhe pashë se ata lexoheshin me ëndje nga një numër i madh lexuesish sidomos nga të rinjtë të cilët më shkruanin se ju pëlqejnë tregimet e mija dhe kërkonin të vij me një libër. Gjithë kjo më jepte vullnet t’i perkushtohem seriozisht shkrimit e dikur kur u mblodhën një numër i konsiderueshëm shkrimesh nisa të mendoj që t’i përmbledh dhe të dal me një libër, kështu erdhi deri tek “Këpucët e kuqe”… Për këtë libër pati jehonë të madhe, disa promovime me një numër të madh pjesëmarrësish e lexuesish, mendime të larta nga kritikët dhe vlerësuesit e librit, më pas emisione, biseda e intervista…dhe ky proces i njohjes me librat e mij siç e quani ju, mendoj që po vazhdon ende e mua në njëfarë mënyre më angazhon të punoj më shumë dhe me perkusht’im më të madh.
3. Libri juaj është përkthyer edhe në disa gjuhë. Si është pritur ky libër nga lexuesit jo shqiptarë?
Libri “Љубовта на генерал Ш.„ (Dashuria e Gjeneralit SH.) është përkthim i veprës sime në gjuhën maqedonase, (botim i MAtiCA makedonska, viti 2018) gjegjësisht është përzgjedhje tregimesh nga dy librat e mij të lartëpërmendur. Së fundmi para dy javësh një pjesë e krijimtarisë sime u përkthye në gjuhën Hungareze dhe doli në dritë libri me titull “Visszaszámlálás” (“Numërim”), i cili u promovua në Budpest më 27 tetor 2020. Përndryshe tregime e poezi të mija janë bërë pjesë e disa antologjive dhe permbledhjeve në gjuhën shqipe, maqedonase, turke. Mendoj që interesimi nga lexuesit jo shqiptarë ka qenë në nivel, duke filluar nga vetë të punësuarit në shtëpinë botuese MAtiCA të cilët më kanë ftuar dhe pritur krah hapur, pastaj recenzenti i librit, shkrimtari dhe dramatugku i mirënjohur Bllazhe Minevski që i bëri një vështrim të detajuar veprës duke i theksuar shumë anë pozitive të librit… pra kryesisht tregimet janë pritur mjaft mirë, kam pranuar shumë mendime pozitive nga lexuesit dhe krijuesit maqedonas dhe kjo gjë natyrisht më gëzon.
4. Cili është mesazhi juaj për vajzat e reja që duan të shkruajnë libra?
Mendoj që femrat shkrimtare janë ato që sjellin pranverë në letërsi, por gjithsesi nuk do jem e sinqertë nëse them se është e lehtë të jesh femër dhe shrkimtare dhe këtu flas për gjithë krijueset vajza që kanë botuar por edhe për ato që kanë afinitet të shkruajnë por ende nuk kane dalur në sipërfaqe. Gjithsesi duhet të kenë nje lloj kurajoje dhe guximi që të jenë shkrimtare…pastaj para së gjithash shkrimtarët janë lexues, pra ti mëson të shkruash duke lexuar dhe shkruar, duke shkruar dhe lexuar. Gjithashtu duhet të jenë të apasionuara dhe dashuruara me gjuhën, letërsinë, librin…natyrisht të duhet talent por dhe punë, shumë punë…shumë orë të kaluara vetëm me vetveten para letrës së bardhë ose kompjuterit…duke “luftuar” me fjalët, vargjet, rreshtat, …e duke e nxjerrur në letër atë që të “skllavëron” prej brenda.
5. Cilat janë planet e Lirës për të ardhmen?
Planet dhe ëndrrat gjithmonë duhet të ekzistojnë dhe të na mbajnë të preokupuar edhe e sidomos në kohë të vështira si kjo e pandemisë ku ndoshta shumë plane na dështuan ose morrën një kahje tjetër. Unë për momentin jam në përfundim e sipër të librit tim të fundit që do të titullohet “Doja të të them-Сакав да ти кажам„ që është përmbledhje me tregime por këtë herë në dy gjuhë, pra paralelisht në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe besoj që në vitin 2021 si një ogur të mbarë ta sjell në duar të lexuesve…atë që doja tua them… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës