“Me dekada të tëra, Liqeni Treska i cili ka qenë njëri nga vendet më atraktive në kryeqytet, vazhdon të mbetet jo funksional edhe pas premtimeve të vazhdueshme të autoriteteve.
Nga Komuna e Sarajit thonë se tani procedurat po zvarriten nga pushteti qendror”, raporton Alsat.
Premtimet për ndërtimin vendosjen në funksion të Liqenit, bëhen çdo vit, ndërsa tani institucionet i hedhin përgjegjësitë tek njëra tjetra.
Kryetari Blerim Bexheti, thotë se Komuna e Sarajit i ka kryer të gjitha procedurat për të cilat është kompetente.
Përgjegjësitë për zvarritje i hedh tek Agjencia e Turizmit.
“Komuna e Sarajit që moti i ka kryer obligimet, ka informuar Agjencinë për Përkrahje dhe Zhvillim të Turizmit në Kuadër të Qeverisë së RMV-së, gjegjësisht të Ministrisë së Ekonomisë, me sa kam informacion unë në bazë të ligjit, të gjitha institucionet që janë të implikuara kanë deleguar anëtarët e vetë, tani presim që të bëhet mbledhja e parë konstituive e këtij Komisioni që në formë të ligjit është bartës i këtij projekti të mëtutjeshëm… Tani më ata janë bartës të projektit për realizimin, gjithsesi edhe unë jam i interesuar dhe e ndjek dhe unë mendoj që mundet edhe më shpejt”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunë së Sarajit.
Por drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Zhvillimin Turizmit, Lupço Janevski thotë se vonesat e procedurave për Liqenin Treska janë bërë pikërisht nga komuna dhe institucionet tjera relevante.
Ai tha se nga Ministria e Transportit më datë 22 Qershor të këtij viti i kanë dërguar të dhënat e plota për anëtarin që do e përfaqësojë këtë komision.
“Në muajin prill të vitit 2021 Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e Turizmit, kishte afat prej 15 ditës sipas Ligjit, që deri tek institucionet të cilat janë të parashikuara në Ligjin për Zonat zhvillimore turistike të dërgojë kërkesë për anëtarë përfaqësues për formimin e një komisioni. Arritëm që deri dje ti marrim të gjitha nominimet. Në fakt edhe në Komunën e Sarajit është bërë kërkesë në prill të vitit 2021, ndërsa e ka dorëzuar propozimin e saj për anëtar dhe zëvendës anëtar në vitin 20.05.2022. Ka pasur institucion që tepër janë vonuar edhe krahas disa intervenimeve tona”, theksoi Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për Turizëm.
Drejtori Janevski, thotë se është e paparashikueshme periudha se kur do të fillojë ndërtimi i Liqenit Treska dhe vendosja e tij në funksion. Ai nënvizon se procedurat mund të zgjasin me vite. Liqeni Treska në Komunën e Sarajit, është ndërtuar në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar me vetë kontribut të Qytetarëve të Shkupit dhe ka pasur rreth 10 mijë vizitor në ditë. Por me dekada të tëra, ky liqen mbetet jofunksional. / Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
VLEN: Gjykata Administrative ka pranuar ankesën për vendvotimin në Likovë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit