LAJMI I FUNDIT:

Liqeni artificial në Mitrovicë: Zhytësin e rrëmbeu uji, rrezikoi jeten

Liqeni artificial në Mitrovicë: Zhytësin e rrëmbeu uji, rrezikoi jeten

Sot gjatë ditës u organizua një garë kërcimi në liqenin e qytetit të Mitrovicës, e cila për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Një zhytës kujdestar nga qëndrimi i gjatë në ujë pati ngërçe dhe në pamundësi për të notuar, uji i rrjedhshëm e dërgoi tek diga e cila mund të jetë vdekjeprurëse.


Reagimi i zhytësve tjerë nuk kreu punë, mirëpo me angazhimin e disa qytetarëve të tjerë u arrit që personi të cilin po e tërhiqte uji, të nxirret jashtë.

Qytetarët nga paniku bënin lëvizje të shkujdesura e duke qëndruar një numër i madh në urën afër digës, rrezikonin që ta shembnin dhe atë.

Zhytësi u mor me ambulancë, ndërkohë që qytetarët u larguan nga ura duke evituar një ngjarje të rëndë.

Në garën e kërcimit në stil dallëndyshe pjesëmarrës kishte nga e gjithë Kosova.