LAJMI I FUNDIT:

Linja e autobusit Prishtinë-Aeroport drejt dështimit

Linja e autobusit Prishtinë-Aeroport drejt dështimit

Edhe pse e paralajmëruar që në fillim të këtij viti, hapja e linjës Prishtinë-Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, si duket do të dështojë.
Kompania e autorizuar nga Ministria e Infrastrukturës për të mbajtur linjën “Berveniku”, tani kërkon subvencion nga ministria, ose kontratë me aeroportin për bartjen edhe të punëtorëve.

Linja e autobusit e shumëpritur nga qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë, Prishtinë-Aeroporti ndërkombëtar Adem Jashari, ende nuk ka filluar, edhe pse nga ministria e Infrastrukturës ishte paralajmëruar se do të fillonte në fillim të këtij viti. Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, në janar kishte deklaruar se ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi I memorandumit të mirëkuptimit mes palëve dhe që linja të fillonte. Nga Aeroporti thonë se tashmë është rregulluar infrastruktura e nevojshme për mundësimin e këtyre linjave të transportit duke përfshirë çështjet e sigurisë si dhe stacionet e autobusëve para terminalit, Radio Kosova.

Zëdhënësi I Aeroportit Unidon Krasniqi për Radio Kosovën ka deklaruar se e mirëpresin këtë iniciativë nga Ministria e Infrastrukturës dhe se janë të përkushtuar që të bëjnë maksimumin për funksionalizimin e shpejtë të këtyre linjave.


“Për shërbimet e ofruara nga kompania jonë, në nëntor të vitit 2016 e kemi dërguar kontratën për nënshkrim te operatori ekonomik i licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe jemi në pritje që së shpejti të arrijmë marrëveshje për bashkëpunim konform obligimeve mes palëve të parapara në marrëveshjen e Partneritetit Publiko Privat”, ka thënë Krasniqi.

Por pronari I kompanisë “Berveniku” Avni Murtezi, thotë se ka pritur nga aeroporti që t’ia mundësojë edhe bartjen e punëtorëve të aeroportit prej nga do të krijoheshin të hyra të sigurta. Sipas Murtezit, Aeroporti ka vazhduar kontratën me kompaninë tjetër, prandaj tani nuk e sheh të leverdishme këtë linjë. Për të nisur me këtë linjë, ai tani kërkon subvencion nga qeveria.

“Ne do të kemi shpenzime të papërballueshme, nëse nuk na mundësohet edhe bartja e punëtorëve të aeroportit. Prandaj, marrëveshja është e lehtë, dhënia e kontratës për bartjen e punëtorëve të aeroportit ose subvencion nga qeveria vetëm që kompania të mos punojë me humbje.”

Murtezi thotë linja do të qarkullonte 18 herë në ditë, nga ora 5.00 e mëngjesit deri në orën 23.00, kurse çmimi i biletës do të ishte 1 deri 2 euro. Ai thotë se duhen 3-6 muaj që kjo linjë të formohet e të fillojë të krijojë të hyra për ti mbuluar shpenzimet. Prandaj, sipas tij nuk mund t’ia fillojë linjës me humbje, nëse nuk subvencionohet nga qeveria. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori