LAJMI I FUNDIT:

Linja ajrore planifikon t’i pajisë pasagjerët me pajisjet e Apple, Vision Pro gjatë udhëtimit

Linja ajrore planifikon t’i pajisë pasagjerët me pajisjet e Apple, Vision Pro gjatë udhëtimit

Të paktën një linjë ajrore po planifikon të ofrojë Apple Vision Pro për disa pasagjerë si pjesë e ofertave të saj argëtuese gjatë fluturimit.

Linja ajrore maldiviane Beond, e cila përfshin ulëse të palosshme që i lejojnë pasagjerët të flenë rehat gjatë udhëtimit, së shpejti do t’i pajisë pasagjerët edhe me pajisjet Apple, Vision Pro, transmeton Telegrafi.


“Apple Vision Pro do të transformojë përvojën e argëtimit gjatë fluturimit dhe ne do të jemi të parët që do t’ua ofrojmë atë pasagjerëve të përzgjedhur”, tha CEO i Beond, Tero Taskila.

“Ofrimi i Apple Vision Pro është një hap tjetër në vizionin tonë për t’u ofruar klientëve tanë një përvojë udhëtimi premium, nga fillimi deri në fund të udhëtimit të tyre. Ne jemi krenarë që jemi linja ajrore e parë që përdor teknologjinë”, shtoi Taskila.

Njoftimi nga kompania nuk përmendi se sa kufje do të jenë në bordin e çdo fluturimi, dhe nuk shpjegoi se si linja ajrore do të përcaktojë se cilët pasagjerë do të kenë mundësi të vendosin kufjet.

Tani që Beond është bërë linja e parë ajrore me Vision Pro, pritet që edhe linjat e tjera të shtojnë këtë mundësi gjatë fluturimit, veprim ky që pritet të sjellë fitime të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë

Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Kalo në kategori