LAJMI I FUNDIT:

Linja ajrore Flybe “shuhet” brenda natës – kaos tek pasagjerët, pasi fluturimet anulohen në momentin e fundit

Linja ajrore Flybe “shuhet” brenda natës – kaos tek pasagjerët, pasi fluturimet anulohen në momentin e fundit

Linja Rajonale Ajrore “Flybe” është detyruar të mbyllet, ndërsa shkaktoi kaos tek pasagjerët pasi mbetën të bllokuar në aeroporte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një kërkesë për mbylljen e tij u shkaktua nga coronavirusi, ndërsa e bëri një situatë edhe më të vështirë për kompaninë Flybe, kurse Autoriteti i Aviacionit Civil konfirmoi në orët e para se firma kishte anuluar udhëtimet me efekt të menjëhershëm.


Pasagjerët në aeroport tregojnë se si u detyruan të zbresin nga aeroplani pas disa orësh, teksa prisnin që aeroplani të ngrihej.

Shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar edhe në disa qytete të tjera, pasi njoftimi ka paralajmëruar se aeroplanët do të “konfiskoheshin” në të gjithë vendin përfshirë në qytete të tilla si Manchester dhe Glasgow.

Raportohet se brenda natës, sinjalet ajrore të kompanisë tashmë po hiqeshin nga ekranet në Aeroportin Exeter, kurse web-faqja e kompanisë ajrore është bllokuar.

Mark Anderson, drejtori i Përgjithshëm i “Flybe”, natën e kaluar shprehej për trishtimin e madh të tij, në një letër drejtuar stafit, në të cilën ai tha se E&Y priten të emërohen si administratorë të kompanisë.

Ai më tutje ka treguar për mënyrën sesi coronavirusi kishte shkaktuar presion mbi një situatë tashmë të vështirë, ndërsa e vlerëson edhe shqetësimin e stafit.

Mbyllja e linjës Ajrore Flybe do të rrezikojë 2,300 vende pune, ndërsa do t’i kushtojë klientëve dhjetëra mijëra funte për udhëtimet e mëtutjeshme të paguara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori