LAJMI I FUNDIT:

Lineker: Mbappe ka gjithçka për t’u bërë CR7 i ardhshëm

Lineker: Mbappe ka gjithçka për t’u bërë CR7 i ardhshëm

Kylian Mbappe ka potencialin të imitojë Cristiano Ronaldon si ylli tjetër i madh i futbollit, ka thënë Gary Lineker përpara finales së Kupës së Botës.

Franca do të luaj sot (e diel) me Kroacinë me fillim nga ora 17:00 në finalen e madhe të “Rusi 2018” dhe njëri nga më meritorët është talenti Mbappe, i cili është lavdëruar shumë nga legjenda angleze, Lineker.

“Ai është një përbindësh i ardhshëm i kësaj loje. E ardhmja e tij është e madhe”, ka thënë fillimisht Lineker për gazetën L’Equipe.


Jemi të bekuar që po shikojmë Mbappen, thotë Kaka
Lexo po ashtu Jemi të bekuar që po shikojmë Mbappen, thotë Kaka

“Performanca e tij në gjysmëfinale të Kupës së Botës, për një lojtar kaq të ri, ishte thjesht e pabesueshme. Shpejtësia e tij, teknika, sharmi dhe aftësia e tij për të luajtur topin e duhur në kohën e duhur janë të pabesueshme”.

Mbappe ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe në Kupën e Botës (Getty Images)

“Ai ka pjekurinë e pabesueshme dhe është një nga lojtarët më të mirë të rinj që kam parë ndonjëherë”.

“Ai ka gjithçka për t’u bërë Cristiano Ronaldo i ardhshëm”.

Pogba: Mbappe ka shumë më tepër talent se unë
Lexo po ashtu Pogba: Mbappe ka shumë më tepër talent se unë

“Shikoni, në fakt ai më kujton Ronaldon brazilian. Ai ka të njëjtën fuqi, të njëjtën eksplozivitet, shpejtësinë e njëjtë, të njëjtin shkëlqim, dhe gjithçka është bërë në një ritëm të pabesueshëm që jep përshtypjen se është aq e lehtë”.

“Ai duket i paprekur nga presioni”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori