Lindon Emërllahu me shumë gjasë do të largohet me Ballkani në afati kalimtar të janarit.

Telegrafi mëson se në adresën e klubit nga Suhareka kanë ardhur disa oferta.


Tashmë kanë filluar negociatat mes të gjitha palëve të përfshira dhe shumë shpejtë Emërllahu do të nisë një aventurë të re

lindon emerllahu 1

Për këtë, lojtari nuk ka dal në stërvitje me Ballkanin dhe po pret sinjalin si cilit klub do ti bashkohet.

Lindoni nuk pritet të jetë lojtar i Ballkanit për pjesën e dytë të sezonit, duke vazhduar karrierën në arenën ndërkombëtare.

Edhe më parë Telegrafi ka raportuar se lojtari më i mirë i vitit 2024 në Kosovë ka oferta nga klube si, Hajduk Split, klubin letonez Riga dhe Lech Poznan nga Polonia.

Ballkani kërkon të fitojë një shumë të majme nga shitja e Emërllahut, andaj edhe në ditët në vijim pritet që marrëveshja të mbyllet me klubin që ofron atë që kërkon kampioni i elitës kosovare. /Telegrafi/

telegrafi sport app