Nga frika e dhimbjeve gjatë lindjes, shumë gra zgjedhin që foshnjën e tyre në jetë ta sjellin përmes lindjes me prerje cezariane.
E numri i këtyre lindjeve është në rritje. Vetëm nga janari i këtij viti deri më tani, janë kryer rreth 34 për qind e lindjeve me prerje cezariane.
Këto të dhëna i ka bërë të ditura Astrit Gashi, gjinekolog-obstetër në Klinkën e Gjinekologjisë në QKUK.
“Frekuenca e lindjeve me prerje cezarine është rritur në Kosovë. Në Kosovë aktualisht është 34 për qind e lindjeve që i bie në raport që cdo e treta grua të lind me prerje cezariane”, thotë Gashi, për EkonomiaOnline.
Gjinekologu thotë se në krahasim me vitin e kaluar numri i lindjeve me prerje cezariane, ka shënuar një rritje për 1 për qind.
“Vitin e kaluar afërsisht shkon në 2655 lindje me prerje cezarine që i bie diku 34.2 për qind”, theksoi.
Sipas tij, lindjet me prerje cezariane janë një trend global.
“Zakonisht edhe vendet e regjionit edhe vendet e Evropës numri i lindjeve me prerje cezarine shkon duke u rritur. Poashtu edhe në vendet e regjionit kanë frekuencë të njejtë. Vendet skandinave kanë një numër shumë më të vogël të lindjeve me prerje cezariane”, theksoi ai.
Gashi, tregoi se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rekomandohet që vetëm 15 për qind e lindjeve mund të kryhen me prerje cezariane, ndërsa 85 për qind tjera janë tjera që mund të përfundojnë me rrugë natyrale me një fëmijë dhe nënë të shëndetshme.
E arsyjet që ky numër i lindjeve me prerje cezariane është në rritje, Gashi thotë se ka ndodhur për shkak të kërkesës së nënave për të lindur në këtë mënyrë, si dhe mungesa e informacionit adekuat për përparësitë e lindjes natyrale.
”Megjithatë shtimi i indikacioneve sidomos dëshira e nënës për të lindur me prerje cezariane ose përcaktimi i saj ka bërë që kjo frekucencë të rritet. Poashtu edhe mungesa e informacionit adekuat për një lindje dhe përparësitë e një lindje natyrale kanë bërë që lindjet me prerje cezariane të rriten”, tregoi Gashi.
Një arsye tjetër, sipas tij është edhe kohëzgjatja e lindjes.
“Një lindje natyrale mund të zgjasë 18 deri 24 orë, me dhimbje të vazhdueshme me stres po megjithatë përfundon mirë , ndërsa një lindje me operacion cezarian mund të zgjasë vetëm 30 min dhe për këtë arsye mendoj që gratë janë të mendimit që lindja të kryget me prerje cezariane edhe pse nuk është mendim adekuat”, tregoi ai.
Sipas tij, këto lindje preferohen të bëhen vetëm në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të nënës apo fëmijës.
“Rritja e lindjeve me prerje cezariane mund të vjen për shkak të arsyejeve mjekësore apo indikacioneve mjekesore coftë nga ana e nënës apo e foshnjës ose të dyve. Por, një indikacion tashmë i ri i cili po aplikohet mjaft shpesh është edhe dëshira e nënës për lindje me prerje cezariane. Prej indikacioneve më të shpeshta të nënës që mund të përcakohet për lindje me prerje cezariane, janë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, eshtrat pelvike jo të përshtatshme për lindje, një foshnje e madhe”, thotë gjinekologu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

FMN: Investimet publike dhe rritja e pagave, janë shtytësit kryesorë të ekonomisë vendore në vitin 2025

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe