LAJMI I FUNDIT:

Linda Evangelista shfaqet në fushatën e parë pas trajtimit që e la “të shpërfytyruar”

Linda Evangelista shfaqet në fushatën e parë pas trajtimit që e la “të shpërfytyruar”
(Foto: Instagram/splashnews.com)

Supermodelja Linda Evangelista ka festuar rikthimin e saj në modelim, pasi më parë kishte folur për një procedurë kirurgjike estetike, për të cilën tha se e ka lënë “të shpërfytyruar përgjithmonë”.

Të shtunën, 57-vjeçarja publikoi në Instagram një fotografi të sajën nga një fushatë të fundit të brendit Fendi, në të cilën shihet me kapele rozë saten dhe ka pozuar me çanta Fendi.

Në përshkrim, modelja zbuloi se shtëpia luksoze e modës do të jetë nikoqire e një “sfilatë speciale të modës” në New York për të festuar 25-vjetorin e çantës Fendi baguette.


Paraqitja e Evangelista në fushatën Fendi vjen pasi në shtator të vitit 2021 kishte rrëfyer se është “shpërfytyruar përgjithmonë” nga një procedurë e popullarizuar e ngrirjes së yndyrës përmes kriolipolizës.

View this post on Instagram

A post shared by Fendi (@fendi)

Manekinia kanadeze tregoi se kishte pësuar një sërë efektesh anësore të rralla, pasi iu nënshtrua CoolSculpting, një proces i ngrirjes së yndyrës, ndërsa dy operacionet korrigjuese ishin “të pasuksesshme”.

Dikur një ikonë e bukurisë, sot modelja Linda Evangelista fotografohet në gjendje të deformuar nga ndërhyrja e dështuar estetike
Lexo po ashtu Dikur një ikonë e bukurisë, sot modelja Linda Evangelista fotografohet në gjendje të deformuar nga ndërhyrja e dështuar estetike

Sipas ueb-faqes së ë CoolSculpting, “mund të ndodhin efekte anësore të rralla” si rezultat i procedurës dhe “mund të shkaktojnë zmadhim të dukshëm në zonën e trajtuar, e cila mund të zhvillohet dy deri në pesë muaj pas trajtimit dhe të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale për t’u korrigjuar”.

Sipas Evangelista, përveç efekteve anësore fizike, përvoja gjithashtu “shkatërroi” ekzistencën e saj dhe e dërgoi atë “në një cikël depresioni të thellë, trishtim të thellë dhe thellësitë më të ulëta të urrejtjes ndaj vetvetes”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjithçka që duhet të dini për shtatzëninë

Gjithçka që duhet të dini për shtatzëninë

Prindër dhe fëmijë
Pse femrat më të forta shpeshherë ndihen më të thyerat përbrenda

Pse femrat më të forta shpeshherë ndihen më të thyerat përbrenda

Këshilla dhe arsye
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Tri mënyra natyrale për ta larguar aromën e keqe vagjinale

Tri mënyra natyrale për ta larguar aromën e keqe vagjinale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris

Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris

Moda
Për ty që nuk të pëlqen roza, këtë ngjyrë të palltos së Kendall do ta duash në gardërobë

Për ty që nuk të pëlqen roza, këtë ngjyrë të palltos së Kendall do ta duash në gardërobë

Moda
Kalo në kategori