Të jesh i siguruar, ndërsa qëndron në hapësirë me shumë stil
Inkas Armored Vehicle Manufacturing me bazë në Kanada, e njohur për blindimin e veturave luksoze, ka punuar në një Lincoln Navigator, që cilit nuk ia ka humbur dukjen madhështore, megjithëse e ka blinduar në tërësi, transmeton Telegrafi.
Modifikimi për siguri maksimale, nuk ia ka humbur luksin që ishte brenda, apo hapësirën për rehati maksimale, derisa nuk mungon as sistemi për argëtim të udhëtarëve.
Vetura në përgjithësi është rritur për 14.9 inç, pjesë e cila i është shtuar pas radhës së tretë, duke bërë që të mos ketë nevojë të ngushtohet hapësira për lënien e këmbëve. Tavani ka mbetur po aq i lartë, ndërsa nuk janë larguar as mbështetëset e ulëse për të pushuar krahun.
Revel Ulima 20 është audio sistemi i integruar, para udhëtarëve në pjesën e pasme janë të vendosura ekrane, derisa ulëset janë sikur të kapitenëve me ngrohje dhe masazh.
Brenda kapakut e ka motorin e njëjtë me 3.5 litra që prodhon 450 kuaj fuqi, derisa shpejtësia i është ngadalësuar duke bërë që nga zero deri në 100 kilometra në orë të arrijë për gjashtë sekonda.
Prej kulmit deri poshtë, ky Lincol është blinduar në nivelin e gjashtë, që nënkupton se i mbijeton edhe sulmeve balistike, si dhe hedhjes së dy granatave të dorës. Dritare, pjesa e poshtme, si dhe të gjitha përfundimit e makinës janë të blinduara.
Të interesuarit për këtë Lincoln Navigator, duhet të paguajnë duke filluar nga 140 mijë euro, përfshirë edhe vlerën e veturës, deri në 230 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!
Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi